NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    7 hours ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    1 day ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    3 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shqipëria është fajtore për dashurinë tonë të madhe…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
Të tjera
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shqipëria është fajtore për dashurinë tonë të madhe…

Neutrale
Last updated: 2025/05/26 at 10:18 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Nga Çun Lajçi

Kur mbërriti para Skënderbeut, për çudi, e ndjeu veten krejtësisht të huaj.

U soll rreth e rrotull, sikur kërkonte kokën me brirët e dhisë.
— Ah, aty qenka! — psherëtiu. — S’paska lëvizur Gjergji, as për zonjën Melani, as për zotninë e tij Vuçiq.
Shau, u nevrikos nga skeletet e hekurta dhe dërrasat që i kishin shëmtuar krenarinë e madhe që ka Tirana.

Mori rrugën drejt 15-katshit, aty ku veriorët pinë kafenë me njëfarë krenarie krahinore.
Dhe aty, papritur, e pa Bytyqin e Pacit që jeton në Nju Jork.
Po të mos ia kishte thënë Ramë Geci se “asht i yni”, zor se do t’i fliste!

U ul në bahçe, ndonëse qielli po mblidhte retë e shiut.
Porositi një kafe, nxori disa libra nga çanta, dhe u mor me zogjtë që ia grimconin gurabinë që ia solli kamarierja.

— O Ramë Alia! — thirri në drejtim të pronarit të hotelit. — Ju, edhe zogjtë i paskeni të pafytyrë, jo veç kryeqeveritarin!
As ai, as këta (fjalën e kishte për zogjtë), nuk pyesin fare për Zhupanin!
Qeshi me zë, siç dinë të qeshin artistët që ia tregojnë vetes rolin që nuk ua dhanë.

Një zotëri që ia lëmonte gjunjët një bjondine nën pemën me shumë lule, e shikoi shtrembër.
Por ai nuk e kuptoi nga e kishte inatin zotëria.
Ai, artisti, artistikisht, e krahasoi zogun me Kryeministrin.
— Nuk pyet a jemi të uritur, a na pëlqejnë edhe neve gurabitë, siç i pëlqejnë zotërisë bjondinat.
A duhet edhe ne të gjunjëzohemi para ndërkombëtarëve, apo të rrimë ndër livadhe, duke ruajtur delet; – foli edhe njëherë dhe e mbylli gojën për një çast. Rrufiti kafën, dhe ndërkohë, një neuropsikiatre ia kërkoi librin.
Mori stilolapsin dhe ia firmosi.
Ajo e falënderoi me buzëqeshje për krahasimin e momentit; – bërë Mjekërrbardhit me zogun.

— Tiranë, Shqipëria është fajtore e madhe, e kupton ti, — i tha gjethit që këputi nga pema që i bënte hije.
I fliste gjetheve, që ta kamuflonte monologun me vetveten.
— Ajo është fajtore për dashurinë e madhe që kemi ne veriorët. Sepse kujtojmë se Zoti na fali vetëm për ta dashur Shqipërinë pafundësisht, pa kërkuar asgjë tjetër, pos emrit: Shqiponjë-Shqipëri!

— Ke ardhur të shesësh libra apo t’ia shpalosësh dashurinë Shqipërisë? — i tha buzagazçe një korçare, kur mori librin me dedikim:
— Sa shumë dashuri paskit pasur ju veriorët për ne që vlojmë në gjirin e Shqipërisë, e s’e kishim ditur!

— Ore! — thirri nga pas artisti. — Ne iu shikojmë nga Shkëlzeni, se Zoti na fali shqipe, dhe nuk përtojmë të vdesim në buzët e kuqe të Shqipërisë!

Rrufiti prapë kafenë. Prapë zogu ia grimcoi gurabinë.
— Tiranë, Shqipëria është fajtore për dashurinë tonë të madhe, — përsëriti, dhe u nis drejt Sahatkullës.

Ishte i pikëlluar, përkundër humorit që ndau me Ramë Gecin e me zogun që s’e pyeti për gurabinë.
Sepse kishte vdekur miku i tij, regjisori Pirro Milkani.
— Ah, sa të vdekshëm jemi, e sa pak duam ta dimë, — i tha Sahatkullës.
Dhe ajo rrahu kumbonën e vetme që i kishte mbetur.

Tiranë, 25.05.2025

Neutrale May 26, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
7 hours ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
15 hours ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
15 hours ago
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
1 day ago
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
1 day ago

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !

Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?