Kamomili (lat. Matricaria chamomilla) është bimë barishtore që rritet në oborre, kopshte, livadhe dhe në çdo vend që gjen kushte minimale për vegjetim.
Lulja e kësaj bime ngjason me luledelet (luleshqerra) dhe ka një aromë të lehtë të këndëshme.
Përdorimi i kësaj luleje në mjekësinë popullore është i njohur në shekuj.
Prej vitesh, ajo përdoret në industrinë farmaceutike dhe të kozmetikës.
Në mjekësi përdoret si qetësues i sistemit nervor, kundër sëmundjeve të lëkurës, pastrimin e rrugëve urinare, higjienën e organeve intime.
Gjithashtu kamomili ndihmon në aktivizimin dhe fuqizimin e sistemit të imunitar të çdo grupmoshe, por sidomos fëmijëve
Në industrinë e “bukurisë” kamomili është baza për shumë kremra, shampo dhe sapun.
Si bimë është shumëvjeçare.
Ritet deri në lartësinë 25 cm dhe krijon ‘enklava familjare’ në terrenet që gjen kushte të përshtatshme.
Kjo bimë e egër barishtore, prej vitesh edhe kultuvohet për nevoja të industrisë së cituar më lart.
Në kushte shtëpie, kamomili përdoret në formën e çajit jo vetëm për të pirë, por edhe për të shpëlarë lëkurën apo organet që kanë plagë ose infeksione sipërfaqësore.

