Ligji Federal 39/2006 i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e ndërsjellë ndërkombëtare në fushën penale, autorizon autoritetet kompetente atje të hartojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe ekstradimi me vendet e tjera.
Vendi i parë europian që ka nënshkruar një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe është Franca. Firmat përkatëse u hodhën në mënyrë solemne në Paris, me 2 maj 2007.
Madje edhe para ligjit federal të lartpërmendur, vendi i parë në botë që ka nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Dubain, janë SHBA. Nënshkruar me 3 qershor 1996 dhe hyrë në fuqi, me 1 korrik 1999.
Më pas një seri vendesh të ndryshme kanë nënshkruar marrrëveshje ekstradimi që po i rendisim në rend alfabetik:
Algjeri
Arabi Saudite
Austri
Bahrein
Belgjikë
Britani e Madhe
Danimarkë
Egjipt
Filipine
Francë
Hollandë
Indi
Irak
Iran
Irlandë
Itali
Jordani
Kazakistan
Kinë
Kore e Jugut
Kuvajt
Liban
Libi
Marok
Oman
Pakistan
Rusi
Spanjë
SHBA
Tunizi
Ukrainë
Duket se djemtë shqiptarë të Dubait janë në telashe të shumta. Janë në kërkim. Janë në banda trafiku ndërkombëtar droge, kryesisht kokainën. Kanë qindra milionë euro. Kanë miqësi e ortakëri me politikanë e biznesmenë. Fianncojnë investime kullash shumëkatëshe e risortesh turistike. Janë nëpër mesazhe të sky-enchro me ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, policë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë. Janë aksionerë nëpër fushata elektorale duke prodhuar fitore të mazhorancës . Kanë bekime e firma të Kryeministrit Rama nëpër leje e licenca ku pastrohen miliarda. E kështu janë kthyer magazinë sekretesh penale. Kur amerikanët pyesin andej nga Emiratet përgjigjja e përsëritur e tyre është..nuk duan ata…Ndërsa Tirana zyrtare dalldis duke thënë se kemi bërë disa drafte. Vetëm të duhurin jo. .
Basir Çollaku/ Pamundësi apo padëshirë për marrëveshje ekstradimi me Dubain
Leave a comment
Leave a comment

