NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    3 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    7 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gëzim Zilja/ Skalionet e pamposhtura elektorale të Rilindjes
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gëzim Zilja/ Skalionet e pamposhtura elektorale të Rilindjes

Neutrale
Last updated: 2025/05/23 at 7:59 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Skalioni i parë

Është i përbërë nga oligarkët që janë majmur me paratë publike, dhurime tokash për rezorte, lehtësira fiskale etj, që u ka bërë e iu bënë çdo ditë KM-ja. Nëse Rama ikën, pasuria dhe biznesi i tyre rrezikohet nga konkurenca e ndershme. Prandaj gjithë ndikimin që ata kanë mbi punonjësit e tyre ( u heqin koromanen) dhe paratë e vëna pa mundim i derdhin lumë për blerjen e votave për kryekomandantin e shpurën e tij. Po në këtë skalion hyn “të fortët” krerë të krimit të organizuar, që mbajnë lidhje të forta me krerë të qeverisë. Ata financojnë rilindjen, blejnë vota dhe kërcënojnë, shantazhojnë e dhunojnë votuesit e thjeshtë nga shtëpia deri te kutia e votimit.

Skalioni i dytë

Është skalioni më i egër, më i pamëshirshëm, më i pamoral, më hajduti, më çnjerëzori, më i babëzituri dhe më i organizuari në fushata. Përfshin ministrat, kryetarët e bashkive, zv/ministrat drejtorët e drejtorive, shefat e departamenteve, përgjegjësit e sektorëve dhe komisionerët e tenderave. Me një firmë dhe bekimin e KM-së, ata gdhihen miliarderë, ose investitorë strategjikë. Kryekomandanti e le të vjedhin e të pasurohen, duke i përdorur më vonë për betejat elektorale. Nëse nuk i binden, i dorëzon në SPAK.
Gjatë fushatës ushtrojnë terror zinxhir mbi vartësit, duke i kërcënuar me vendin e punës, nëse nuk votojnë Rilindjen. Janë të gjithë të shkolluar, njohin hiletë kompiuterike dhe shpikin çdo herë mënyra të stërholluara për vjedhjen e votës, fillimisht duke vjedhur të dhënat e KQZ-së e duke kryer manipulimin e listave. Mbajnë lidhje me komisionerët e tyre gjatë procesit të votimit dhe të numërimit, duke u informuaar me hollësi se çfarë ndodh aty, duke dhënë udhëzimet përkatëse. Ata janë tamam si qentë Dingo të xhunglës (Hienat nuk janë gjë para tyre) që jetojnë në tufa, (si 5D-të e Bashkisë së Tiranës) që kafshojnë, heqin zvarrë, “vrasin,” kthejnë në ushqim, edhe një buall apo një rinoceront. Çështja e fushatës elektorale dhe manipulimit të votuesve për këta hajdutë të kualifikuar e shkolluar edhe jashtë shtetit, është çështje jete a vdekjeje. Këta edhe po i fute në burg nuk flasin, madje kur dalin nga burgu kryehajduti Rama i përdor sërish fshehtas ose hapur.

Skalioni i tretë

Janë minjtë e administratës, nëpunësit e thjeshtë, që mbushin zyrat e bubrrojnë rrëzë mureve të korridoreve pa zhurmë; jetojnë çdo ditë me frikën e largimit nga vendi i punës. U mjafton rroga që çojnë në shtëpi, jeta prej legeni pa personalitet e prej skllavi të bindur. Janë të lumtur/a që shefat i kanë me sy të mirë dhe i dërgojnë shpesh në orar të punës për t’u blerë nja dy byrekë e një bidon dhallë. Këta bëjnë jetën e hijeve dhe shkojnë në botën tjetër, si hije.

Skalioni i katër

Janë kryesisht familje të lidhura me luftën çlirimtare, me dëshmorët që Enver Hoxha nga shtatëmijë i bëri 28.000. I kanë dhënë fjalën partisë se nuk shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, a thua dëshmorët lanë amanet të duan rregjimin komunist të Enverit, të Nanos apo rregjimin autokrat dhe hajdut të Edi Ramës. Këta edhe sikur t’i qëllosh me “plumb” në kokë, plumbi nuk i çpon, po bën rikoshet aq të patundur janë në bindjet e tyre.
Skalioni i pestë
Janë ata që shkojnë pas berihajt, që mendjen e kanë të spostur në stomak nga varfëria. E shesin votën për një thes miell. dy shishe vaj, tre pako makaronash, dy sheqer, dy oriz. Kjo është ushtria-makineri e Rilindjes, që prodhon vota në kundërshtim me ligjin, për autokratin, megallomanin, delirantin dhe skuthin Edvin Rama.

Nuk mjafton të kesh të drejtë

Këtë ushtri që hedh pesë skalione (pa llogaritur patronazhistët) të organizuara si reparte lufte ka përballë Partia Demokratike. Kjo nga ana e saj është një ushtri pa skalione, me plot filozofë kafenesh, mburravecë, përtacë, thashethemexhinjë, me fare pak idealistë, ku lideri prej 30 vitesh bën listën e kandidatëve jo sipas vlerave të vërteta të kandidatëve por sipas simpative personale me servila të oborrit me miq e shokë të stërsprovuar për paaftësitë e tyre proverbiale. Është e teta herë rradhazi që demokratët ankohen me te drejte se u vjedhin votat. Qysh pas vitit 2013, PD-ja në qendër e në rrethe, ka një shkëputje të madhe nga baza. Seksionet, gruposesksionet. degët e partive në rrethe, janë rrudhur, e kanë humbur frymën luftarake dhe besimin në fitore. Nuk është e mjaftueshme të kesh të drejtë. Që ta fitosh të drejtën duhet të punosh të ndryshosh mendjet e njerëzve, të zgjedhësh njerëz të ndërgjegjshëm, që duan Shqipërinë, të luftosh e të sakrifikosh nga vetja dhe të provosh me fakte që e drejta është në anën tënde dhe jo me bandën e rilindjes.

Neutrale May 23, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
3 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
6 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
7 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
7 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
10 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?