Mbasi ka mësuar që Artan Lame ka ndërruar jetë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Me një status në rrjetet sociale, Rama ka shprehur tronditjen për lajmin e befasishëm që Artan Lame ka ndërruar jetë dhe ka ngushëlluar familjen e tij si më poshtë:
⚫️I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët💔

