Ky është tërmeti i dytë në Greqi brenda pak ditësh. Tërmeti i shkallës 6.1 ballë të Rihterit u ndje herët këtë mëngjes pranë ishullit të Kretës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në një thellësi prej gati 69 kilometrash dhe 58 kilometra në verilindje të qytetit ishullor të Eloundës në Detin Egje jugor. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose dëme. Tronditjet e tërmetit ishin të zgjatura, thanë banorët e ishullit për mediat greke. Si masë paraprake, agjencia greke e mbrojtjes civile kishte lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami; Një mesazh paralajmërues përkatës iu dërgua me SMS njerëzve në rajon. Megjithatë, në Kretë nuk kishte valë jashtëzakonisht të larta.
DW Shqip

