Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, koleksionist i famshëm dhe një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare.
Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.
Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
Lame u lind në Tiranë në vitin 1967, por pohonte me krenari se familja ishte me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës,
Ai vuante prej disa kohësh nga probleme kardiake dhe ka shkuar për kurim në Gjermani, ku dhe ka ndërruar jetë.
Ndërron jetë në Gjermani Artan Lame
Leave a comment
Leave a comment

