NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    23 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    1 day ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    1 day ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Neutrale
Last updated: 2025/05/19 at 12:56 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Polonia – bastioni lindor i NATO-s: Polonia ka investuar shumë në forcat e saj të armatosura prej vitesh – me synimin për t’u bërë fuqia më e fortë tokësore në Evropë. Vitin e kaluar, 4.12 për qind e prodhimit ekonomik shkoi për buxhetin e mbrojtjes. Qëllimi i deklaruar i shtetit më të madh në krahun lindor të NATO-s: parandalimi efektiv i Rusisë. Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtarë në ushtrinë profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri në vitin 2035, numri pritet të rritet në 300,000. Në të njëjtën kohë, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: më shumë se 600 tanke luftarake – të porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, – si dhe raketa HIMARS, dronë. Në të ardhmen, avionë luftarakë F-35 do të forcojnë ushtrinë polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dobët.

Gjermania: Nga hezituese në lidere? Me rritjen e paralajmëruar të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Gjermania do të bënte një kthesë të politikës së sigurisë me përmasa historike. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Republika Federale ishte mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe një “kulturë të kufizimit ushtarak”. Pika e kthesës u shënua nga fjalimi i ashtuquajtur “Zeitenwende”- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz më 27 shkurt 2022, tre ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Menjëherë pas këtij fjalimi, qeveria federale vuri në dispozicion një fond special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in.

Në vitin 2024, shpenzimet e rregullta të mbrojtjes arritën në rreth 90 miliardë euro, ose rreth 2.1 për qind të PBB-së. Një rritje në pesë përqind do të kërkonte një buxhet të mbrojtjes prej mbi 160 miliardë euro në vit në të ardhmen. Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtarë aktivë. Ministria e Mbrojtjes synon të ketë një personel prej të paktën 203.000 deri në vitin 2031, megjithëse në disa raste diskutohet edhe një objektiv prej 240.000.

Franca: Fuqi nukleare me pretendim global: Franca është e vetmja fuqi bërthamore në BE dhe ndjek një strategji të prezencës globale dhe pavarësisë ushtarake. Rreth 203.000 ushtarë shërbejnë në ushtri, plus 175.000 anëtarë të njësive paraushtarake si xhandarmëria dhe 26.000 rezervistë. Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe nëndetëset strategjike, marina Franceze zotëron komponent të fuqishëm parandalues ​​bërthamor. Avionët luftarakë Rafale synojnë epërsinë ajrore dhe janë gjithashtu të pajisur për të mbajtur armë bërthamore. Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes. Në një fjalim dramatik televiziv në fillim të marsit, presidenti informoi popullatën në detaje për “kërcënimin rus” që kërcënon Evropën. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet të dyfishohet.

Britania e Madhe: E shumëarmatosur por e cënueshme: Me një objektiv prej rreth 2.4 përqind të PBB-së, Britania e Madhe gjithashtu dëshiron të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë: dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer. Marina Mbretërore, me dy aeroplanmbajtëse, nga të cilat zakonisht vetëm një është operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shumë moderne. Shtylla e forcave ajrore janë avionët luftarakë F35B nga SHBA, nga të cilët qeveria synon të blejë gjithsej 138.

Megjithatë, forcat e armatosura britanike janë relativisht të vogla, me rreth 140,000 ushtarë aktivë (4000 syresh janë Gurkhas, nepalezë në forcat britanike). Ndryshe nga shumë vende të BE-së, aktualisht nuk planifikohet rritje e konsiderueshme e ushtarëve. Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnikërinë ndaj aleancës dhe aftësinë operacionale globale. Pajisjet ushtarake të Britanisë së Madhe janë më të varura nga teknologjia amerikane sesa shumë vende të BE-së. Kjo vlen edhe për armët bërthamore të vendosura në nëndetëse.
Itali: Fuqi detare, fuqi tokësore me nevojë përmirësimi: Italia me 1.49% të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2024 është ende shumë nën objektivin e mëparshëm të kërkuar prej të paktën dy përqind. Megjithatë, me 165.000 ushtarë aktivë, dy aeroplanmbajtëse dhe një forcë ajrore të fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi është një nga peshat e rënda ushtarake të Evropës. Forcat tokësore, megjithatë, konsiderohen të vjetëruara dhe kanë nevojë për reforma. Kjo është gati të ndryshojë: Kryeministri Giorgia Meloni dëshiron ta bëjë Italinë fuqinë më të fortë të tankeve në Evropë. Për këtë qëllim tek Rheinmetall u porositën më shumë se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksionalë. Strategjikisht, Italia fokusohet në rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrugëve tregtare globale.

Nuk ndryshon ekuilibri global
Programet e armatimit shumë miliardëshe në Evropë nuk do të ndryshojnë shumë në afat të mesëm renditjen globale të fuqive ushtarake. SHBA kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga Rusia, Kina dhe India. Fuqia e parë evropiane, Britania e Madhe, vjen vetëm në vendin e gjashtë. Franca renditet në vendin e nëntë, Gjermania aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë.

Platforma “Global Firepower” vlerëson për këtë mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aftësitë detare deri te madhësia e popullsisë në moshë ushtarake, për ta bërë të krahasueshme fuqinë ushtarake globale.

Lexo artikullin e DW: https://www.dw.com/sq/cilat-jan%C3%AB-ushtrit%C3%AB-m%C3%AB-t%C3%AB-fuqishme-t%C3%AB-evrop%C3%ABs/a-72574482

Neutrale May 19, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
4 hours ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
23 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
1 day ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
1 day ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?