NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    23 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    1 day ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    1 day ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Milaim Nela/ MOS FAJËSONI DIASPORËN – NE JEMI VIKTIMË ASHTU SI JU!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Milaim Nela/ MOS FAJËSONI DIASPORËN – NE JEMI VIKTIMË ASHTU SI JU!

Neutrale
Last updated: 2025/05/18 at 6:26 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Janë hedhur të gjithë në sulm me shigjeta të helmatisura kundër diasporës duke marrë shkas nga rezultatet e publikuara të votës së diasporës nga KQZ e Celibashit!

Miq!
Rezultatet e publikuara nuk janë as vota e as vullneti i shqiptarëve që jetojnë jashtë!
Ato janë rezultat komplotit dhe patronazhimit të votës së dirigjuar nga patronazhistët e Diasporës!
Vota e Diasporës me postë ka qenë komplot i pastër i dirigjuar nga sekti rilindas ku Florjan Haçkaj dhe organizata që ai drejton është masha perfekte.
Dua të risjell në kujtesën time disa fakte të përmbledhura pasi unë kam shkruar dhe e kam trajtuar këtë çeshtje që nga fillimi i vitit 2021.
Haçkaj shpallet “Ambasador i Kombit” nga Edi Rama në vitin 2019 dhe jo vetëm nuk e ka refuzuar por e ka pranuar dekoratën.
Disa muaj më vonë ai krijon ‘Diasporën për Shqipërine e Lire’ dhe bën gjoja si opozitar duke luftuar për votën e diasporës.
E çon çeshtjen e votës së diasporës në Gjykatë Kushtetuese në emër të organizatës se tij që është e rregjistruar në Zvicër, pra jashtë juridiksionit të GJK të Shqipërisë dhe me president joshqiptar! (Haçkaj kishte vetëm shtetësi gjermane në atë kohë fakt të cilin ne nuk e dinim në atë kohë).
Për habinë e të gjithëve Gjykata Kushtetuese jo vetëm e shqyrton këtë padi por i jep pjesërisht të drejtë DPSHL dhe Haçkaj triumfator deklaron tek Adi Krasta në emisionin më të ndjekur në Shqipëri se regjimi për hakmarrje i kishte hequr shtetësinë shqiptare dhe sekuestruar pasaportën duke genjyer në mënyrën me të pacipë të mundshme.
Une pasi marr vesh që ai nuk kishte shtetësi shqiptare e sfidova publikisht nëse ai kishte lënë shtetësinë shqiptare dhe ai e mohon me qesëndi.
Pasi une i nxorra dekretin e lënies së shtetësise shqiptare (publik ky në QKB) të cilën ai e kishte dorëzuar ne Mars të vitit 2012 me firmë të presidentit Bamir Topi ai e pranon por pretendon se e ka rimarrë shtetësine dhe bile ka pasaportë shqiptare të lëshuar në vitin 2016 e se une po flas broçkulla.
Flori shkon me tej e në pergjigje te pyetjes time se a ka votuar në vitin 2021 gje të cilën e ka deklaruar edhe ne media në atë kohë deklaron se ka votuar në zgjedhjet e vitit 2021 bile jep publikisht të dhënat e qendrës ku ka votuar.
Unë sërish e sfidoj dhe i them na trego dekretin e rimarrjes së shtetësisë shqiptare sepse nëse shtetësinë e ke lënë me dekret po me dekret mund ta rimarrësh.
Flori më bllokon në median sociale dhe refuzon debatin e mëtejshëm.
Ne fakt ajo që mendoj se ka ndodhur është që administrata e GJK kur konstaton në fund të vitit 2022 se Florjan Haçkaj nuk ka shtetësinë shqiptare urdhëron Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Gjendjes Civile ti fshihet emri se ky njeri është shtetas i huaj e nuk ka shtetësi shqiptare.
Me vendimin e GJK në xhep Florjan Haçkaj vazhdoj “betejen” e tij për votën e diasporës duke u takuar me Lindita Nikollën kur ishte Kryetare Kuvendi dhe rregullisht merr pjesë në tryeza me Celibashin dhe KQZ pa asnjë mandat nga votuesit shqiptarë jashtë vendit.
Në fakt ajo që duhet të ndodhte në një shtet serioz me tu marrë vesh që Florjan Hackaj ka përdorur pasaportën dhe ID shqiptare pa patur shtetësi shqiptare duhej të arrestohej në momentin më të parë të shkeljes së tokës shqiptare sepse vepra është e rëndë duke qenë se ai është edhe jurist me shkollim.
Ai duhej të dënohej edhe nga autoritetet gjermane sepse ligji gjerman i asaj kohe nuk e lejonte posedimin e nje pasaporte të dytë përveç asaj gjermane.
Haçkaj me grupimin e tij bëjnë ture nëpër botë dhe Shqipëri në salla luksoze pa deklaruar burimet e financimit të këtyre tureve.
Haçkaj dhe grupi i tij i propozojnë Kuvendit të Shqiperisë votimin me poste të diasporës dhe çuditerisht mazhoranca e miratoi egzaktësisht siç u propozua nga ata pra votim me postë.
Teatri u bë më i shëmtuar kur një fraksion i “Diasporës për Shqipërinë e Lire” i quajtur ‘Dua të Votoj 2025’ futet dhe proteston edhe në llozhën e Kuvendit me banderola të stërrmëdha dhe çuditërisht kalon kontrollet e rojeve të kuvendit në kohën kur deputetëve të opozitës ju kontrolloheshin edhe mbathjet.
U miratua ligji i votës së diasporës me postë ekzaktësisht siç e propozoi Haçkaj dhe DPSHL qe ai drejton me ca ndryshime kozmetike.
Në fakt në këtë kurth ra opozita duke menduar se fitoi me votën e diasporës duke harruar se Edi Rama jo vetëm nuk lëshon pe aty ku nuk ka kontroll por ai tashmë stafin e patronazhimit të diasporës dhe infrastrukturën për këtë manipulim e kishte gati.
Haçkajt i hapeshin të gjitha televizionet e majta e për fat te keq i është dhënë hapësirë edhe tek Syri duke shkaktuar konfuzion dhe dhënë tek publiku mesazhin e gabuar se ai është zë opozitar ose te paktën i pavarur.
Njerezit e Hackajt u infiltruan në degët e PD-se bile edhe në Brain Gain.
Unë posedoj fakte që Florjan Haçkaj ka zotëruar pasaportë shqiptare nga viti 2016 në kundershtim flagrant me ligjin shqiptar dhe shtetësinë shqiptare e ka rimarrë vetëm në korrik të vitit 2024 (pas ndryshimit te ligjit të dyshtetësisë nga shteti gjerman) pra 12 vjet pasi e kishte lënë atë me kërkesën e tij.
Qe ta mbyll, Hackaj dhe grupi i tij kanë qenë në lojën e sektit të rilindjes që diten e parë që jane bërë publikë dhe gjjthcka që ka ndodhur me votën e diasporës ka qenë e kalkuluar të ndodhte ashtu siç ndodhi e ne kemi rezultatin që kemi.
Ajo që dua të theksoj, miq dhe lexues të nderuar është që në asnjë rast nuk duhet ngatërruar mërgata e vërtetë shqiptare e përzënë nga sekti me diasporën haçkiste që shumë shpejt mund të bëhet parti politike në vazhdën e krijimit të opozitave falso siç ka bërë në vazhdimësi makineria rilindase!
Vota e lexuar e diaspores nuk është vota jonë.

Neutrale May 18, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
4 hours ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
23 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
1 day ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
1 day ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?