Nga Alba Kepi–Itali
🔺Një nga flamujt më të fortë të betejës tuaj elektorale ishte lufta kundër organizatës Soros.
🔺A mos është bërë dhe ai vëllai juaj sepse për kryeministri shqiptar Aleks Soros është vëllai i tij.
“Ekzistojnë dy forma të omertà, e atij që di e nuk flet, dhe e atij që nuk do të dijë”.
E kjo dëshira për padije është fatale për atdheun tim.
Pasaporta europiane që vëllai juaj Rama tund sot në duar si premtimin e “fitores” së tij, nuk është gjë tjetër vetëm kopertina e kësaj padije me fletët brenda saj që nuk doni t’i lexoni .
Pas 3 mandatesh të shënuara nga skandale politike, pabarazi sociale, afera korruptive e limitime të shtetit të së drejtës e të drejtave civile, ne shpresuam në një ndryshim.
🔺Një ditë pas zgjedhjeve ju ishit liderja e parë europiane që uruat Kryeministrin shqiptar Edi Rama për këtë mandat të katërt me një hartë gjeografike politike që do e kishte zili cdo diktator.
Nuk di sa preokupuese o dakortësuese do ishte për ju e idesë tuaj mbi demokracinë nëse vota e italianëve do të ishte kaq njëngjyrëshe?
U mësuam mbi 1 vit e gjysmë me këtë raport kaq miqësor mes jush e KM shqiptar Edi Rama, dhe pse vështirë ta kuptojmë.
🔺Ç’ju lidh ju lider i Partive Konservatore Europiane me liderin e një partie pjesë e familjes socialiste europiane.
Ç’ju bashkon ideologjikisht ju lidere e një qeverie e partie të djathtë e një vendi europian me një lider qeverie e të një partie të majtë, dikur ish partia komuniste e një sistemi nga më të egër të komunizmit eurolindore?
Me shumë heshtje e kemi pranuar se interes reciprok i ekzekutivit tuaj për të gjetur një zgjidhje temës më shqetësuese të së ardhmes në Europë, emigracionit ilegal e Edi Ramës për të pasur në Europë një sup të ngrohtë, ju ka forcuar në këtë miqësi jo të zakontë në ideoligjitë që predikoni.
E kemi pranuar në heshtje këtë marrëdhënie jo sepse fratello Rama ju quan sorrella por sepse për ne Italia është shtëpia ku jetojmë e punojmë e Shqipëria vendlindja jonë e sic thotë një proverb shqiptar “njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë fytyrën”.
Në këtë strategji politike shpërthyer në raportin vëlla-motër nuk mund të kuptojmë se si kur vëllai i vë zjarrin shtëpisë së tij, motra qoftë e madhe o e vogël i bën komplimente.
Nuk mund të pranojmë heshtjen tuaj kur historia e kësaj dekade të fundit dokumentoi skandalet e aferat më korruptive pikërisht mes Italisë, vendin tonë e tuajit e Shqipërisë vendin tonë e vendit të vëllait tuaj.
🔺Ish ministri i brendshëm i vëllait tuaj Rama u kap nga antimafia italiane ndërsa automjetin e tij e kishte vënë në dispozicion të mafias siciliane për një megatrafik droge me vlerë mbi 20 milionë euro. Quhet Sajmir Tahiri do ta keni në dokumentacionin e sigurisë.
🔺Vëllai i po një ish ministri të brendshëm i dënuar për trafik droge në Itali kishte ndryshuar identitet në Shqipëri e punonte në funksion të lartë në Shqipëri.
🔺Ish ministri i brendshëm i qeverisë së vëllait tuaj quhet Fatmir Xhafa.
🔺Një operacion i antimafias italiane i koduar “Basso Profilo”, zbardhi princin e Ndranghetas (Antonio Gallo) e pastronte paratë e ndrineve e bënte biznes në Shqiëpri përmes lidhjeve me kryetar bashkie, ministra, drejtorë policie të qeverisë së vëllait tuaj socialist Rama.
🔺Po në një tjetër operacion të Antiamfia italiane “Isola Scaligera” u zbardh se mafia kalabreze në Verona kishte shtrirë konttrollin në kompanitët e menaxhimit të mbetjeve urbane me të cilat Bashkia e Tiranës kishte nisur një bashkëpunim Partneritet Publik Privat. Mbetjet urbane qe do të ricikloheshin sot janë një mal vdekjeprurës në natyrën e Tiranës e bilanci financar i kompanive PPP mes Veronës e Tiranës është negativ e dëmi mes Tiranës e Tiranës dramatik.
🔺Ish kryetar Bashkie të pushtetit socialist janë arrestuar në Itali si trafikant droge e jo rastësisht kjo bashki në rrethinat e Tiranës është nga më alarmueset për riskun e infiltrimit kriminal.
👉🏽Antimafia italiane në raportet semetrale sinjalizon gjatë kësaj dekade të fundit shndërrimin e krimit të organizuar shqiptar në një nga mafiat më të rreikshme të Europës, me riciklime e autoriciklmie kapitalesh të pista në Shqipërinë e vëllait Rama e në investime në Europë e botë.
🔺Mafia shqiptare kontrollon sot restoranet më të mira në zonat turistike në qytete si Firenze, Venezia, Roma e këtë fakt e nënshkruajnë operacione të Antimafias italiane.
👉🏽Një nga flamujt më të fortë të betejës tuaj elektorale ishte lufta kundër organizatës Soros.
👉🏽A mos është bërë dhe ai vëllai juaj sepse për kryeministri shqiptar Aleks Soros është vëllai i tij.
Mjaft të dokumentosh udhëtime, fotografi e postime që të dy të përqafuar bëjnë në Tiranë?
🔺Është ky vëlla Soros që punoi për të zhdukur opozitarizmin në Shqipëri e është ky vëllai Rama në një dosje të FBI i listuar si person që ka punuar për të shkatërruar opozitarizmin shqiptar.
👉🏽E përballë këtij realiteti e aktualiteti krorruptiv e kriminal shqiptar, që ka lulëzuar e përfshirë dhe ministra e funksionarë të qeverisë së vëllait Rama, të heshtësh është një gjest që nuk mund ta pranojmë në heshtje?
E si mund të pranojmë heshtjen tuaj ndaj këtij “vëllai”, që i ka vënë zjarrin shtëpisë tonë.
Në këtë vend që e quaj vendi im. Italia mësova diferencën mes silenzio e omertà.
E siç thoshte një nga viktimat e mafias Peppino Imapstato “MAFIA VRET E HESHTJA PO ASHTU”.
Një shkrimtar i gazetar i njohur italian që jeton nën mbrojtje nga shteti për shkak të kërcënimeve nga mafia, Roberto Saviano shkruan; “Ekzistojnë dy forma të omertà, e atij që di e nuk flet, dhe e atij që nuk do të dijë”.
E kjo dëshira për padije është fatale për atdheun tim.
Pasaporta europiane që vëllai juaj Rama tund sot në duar si premtimin e “fitores” së tij, nuk është gjë tjetër vetëm kopertina e kësaj padije me fletët brenda saj që nuk doni t’i lexoni e ku shkruhet;
🔺Mafia, Kokaina, Korrupsioni, Krimi, Padrejtësia e Shpopullimi

