NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    24 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    1 day ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    1 day ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

Neutrale
Last updated: 2026/10/06 at 3:41 PM
Neutrale 30 minutes ago
Share
SHARE

Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një mesazh video prej 3 minutash e 55 sekondash. Ai shfaqet përpara kamerës, flet, lëviz, artikulon; në sfond ka flamurin kombëtar dhe atë të bashkisë. Gjithçka duket normale.

Vetëm se ka një problem të vogël: Erion Veliaj nuk ka dalë sot përpara kamerës. Ai ndodhet në paraburgim, ndërsa videoja që po shohim është prodhuar me inteligjencë artificiale. Vetë Veliaj e pohon këtë në mesazh.

Ajo që shohim është një paradoks: edhe ka ndodhur, edhe nuk ka ndodhur.

Mesazhi është real, zëri është i Veliajt, videoja është publikuar në kanalin e tij, por njeriu që shohim duke shqiptuar ato fjalë nuk ka qenë aty dhe nuk i ka shqiptuar vetë ato fjalë.

Problemi i gazetarisë së sotme qëndron pikërisht në këto 3 minuta e 55 sekonda.

Deri dje, puna e gazetarit dukej, të paktën në teori, më e thjeshtë, më e bukur dhe më prestigjioze. Ndodhte diçka dhe gazetari përpiqej t’u përgjigjej pesë pyetjeve bazë: çfarë ndodhi, kush e bëri, ku, kur dhe pse e bëri?

Këto ishin 5-të e famshmet pyetje të gazetarisë. Kujtoni edhe emisionin “5 pyetje” të Babaramos. Mund të shtoje edhe “si?”, por pika e nisjes nuk vihej në dyshim: diçka kishte ndodhur.

Sot pikërisht kjo nuk është më e sigurt.

Gazetari i djeshëm jetonte kryesisht në një botë, në botën reale, ndërsa gazetari i sotëm jeton në tri botë njëkohësisht: në botën reale, virtuale dhe sintetike.

Në botën reale njerëzit flasin, protestojnë, rrinë në kafene, qeveria merr vendime, propozon ligje, makinat bëjnë aksidente, votohet e vidhet… dhe jeta vazhdon.

Në botën virtuale lajmet, opinionet, propaganda dhe teoritë konspirative qarkullojnë me një shpejtësi marramendëse. Këtu gjithsecili, me celular në dorë, raporton çfarë ka ndodhur, por shpesh edhe çfarë ka ndodhur vetëm në mendjen e tij. Dhe këtu ti sheh gjithnjë e më shumë atë që ka vendosur të të shfaqë “zoti Algoritëm”.

Në botën sintetike, ngjarja mund të mos ketë ndodhur fare, një fotografi mund të mos jetë bërë kurrë dhe një njeri mund të thotë në video diçka që as nuk e ka çuar ndonjëherë ndër mend.

Problemi kryesor është se këto tri botë nuk janë të ndara, por të mbivendosura. Ajo që gatuhet në botën sintetike kalon në atë virtuale dhe mund të prodhojë pasoja në botën reale, ndonjëherë edhe fatale.
Prandaj, sot pyetja bazë nuk është më vetëm: çfarë ka ndodhur? Pesë pyetjeve klasike u janë shtuar edhe dy pyetje ekzistenciale: a ka ndodhur vërtet kjo që po shoh dhe kush e ka bërë, njeriu apo IA?

Vetëm pasi t’u përgjigjemi këtyre dy pyetjeve, kemi luksin të kalojmë te kush, ku, kur, pse dhe si.
Ky ndryshim tektonik prek edhe vetë përkufizimin e gazetarit.

Sot pothuajse kushdo mund të publikojë. Çdokush ka një telefon, një profil dhe potencialisht një audiencë. Por fakti që të gjithë mund të publikojnë nuk do të thotë se të gjithë janë gazetarë, ashtu si çdo shtëpi ka një kuzhinë por nuk na bën të gjithëve shefa kuzhine.

Gazetar nuk është ai që mban një mikrofon në dorë, merr rrogë si gazetar, llomotit në studio televizive apo poston njëzet lajme në ditë. Gazetar është ai që, në mënyrë sistematike, kërkon, zbulon, verifikon, përzgjedh dhe vendos në kontekst informacionin me interes publik, duke mbajtur përgjegjësi profesionale, etike dhe ligjore për atë që publikon.

Që në kodet e para etike në Shqipëri është theksuar një dallim themelor: gazetaria merret me atë që është me interes publik, jo thjesht me atë që është interesante për publikun apo merr “klikime”.

Një video private mund të jetë shumë interesante për publikun, por të ketë zero interes publik. Një kontratë publike prej 200 faqesh mund të jetë tepër e mërzitshme, por të ketë interes të jashtëzakonshëm publik.

Paradoksi është se “teoria e tri botëve” na ka zënë pikërisht në një kohë krize të thellë besimi. Besojmë gjithnjë e më pak te politika, institucionet dhe media, ndërsa po i japim gjithnjë e më shumë autoritet teknologjisë.
Deri dje, prova më e fortë ishte: “e pashë me sytë e mi”, sot kemi mbërritur në pikën ku nuk mund t’u besosh më as syve të tu.

Nëse në epokën sintetike teknologjia mund të fabrikojë realitetin, misioni i gazetarit nuk është më thjesht të raportojë atë që shihet apo dëgjohet, por të mbrojë kufirin mes reales dhe sajesës. Në kohën ku gjithçka mund të krijohet me një klikim, gazetari nuk është ai që tregon çfarë ka ndodhur, por ai që na siguron se ngjarja vërtet ka ndodhur.

Neutrale October 6, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
30 minutes ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
5 hours ago
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
24 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
1 day ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?