Dua të flas e nuk flas dot se fjala nuk ka vlerë…
Dua të hesht e nuk hesht dot se heshtja vret…
Dua të bërtas e t’i tund malet por kur kuptoj se njerëzit janë të shurdhër i them vetes mos..!
Kujt i flet në një vend ku njerëzit nuk kanë veshë?
Fola dhe shkrova shqip por duket se shqipja ime është arkaike e nuk kuptohet nga shqiptarët e sotëm!..
Pastaj kur kujtoj se në Kuvend kemi Zeqinenë…dua të zhdukem shtatë pash nën dhe se me vjen turp të frymoj mbi këtë tokë!…
Në fund, vendosa të shkoj andej nga erdha…!
Mirëmbetsh Shqipëri…
Mos e lësho nga dora këtë vend, Perëndi,
se nuk është vetëm i Zeqineve, Elisave hajvanëve me dy e katër këmbë!
Eshtë edhe i atyre shpirtrat e të cilëve na ndjekin nga lart…!
Është edhe i pak atyre që do lindin edhe kur neve të mos jemi më!
Amanet vendin tim!
Perëndi…
Milaim Nela/ Amanet vendin tim o Perëndi !
Leave a comment
Leave a comment

