NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    12 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    16 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Elona Caslli/ Vullnet artificial apo vullnet i natyrshëm i shqiptarêve?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Elona Caslli/ Vullnet artificial apo vullnet i natyrshëm i shqiptarêve?!

Neutrale
Last updated: 2025/05/13 at 9:23 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Përfundimi i procesit zgjedhor në Shqipëri të vë pashmangshmërimisht përballë dilemës: A kanë votuar shqiptarët artificialisht, apo përmes rezultatit është shprehur vullneti i natyrshëm i tyre?!
Kur përdor ndajfoljen ” artificialisht” nënkuptoj që faktorë të caktuar kanë deformuar vullnetin e tyre të natyrshëm.

Alibia se shumica e shqiptarëve votuan Edi Ramën se nuk donin Berishën, në këndvështrimin tim nuk qëndron. Nuk qëndron për një arsye të vetme: Shqiptarët, që nuk donin Ramën, por nuk donin as Berishën kishin plot alternativa të tjera të profilit djathtas e majtas për të votuar. E nëse nuk donin Ramën, por refuzonin edhe Berishën, atëherë mund të zgjidhnin Partinë Mundësia të Agron Shehajt, Partinë Lëvizja Bashhkë të Arlind Qorrit, Koalicionin Euroatlantik, Koalicionin Shqipëria Bëhet.

Thënë shkurt, votën ndëshkuese për Edi Ramën, për milionat e eurove të vjedhura, për skandalet në qeverisje, për fushatën e turpit mes tallavasë dhe fyerjeve të kryeministrit, për cilësinë e deputetëve si Zegjine Çaushi e Tërmet Pecì e plot të tjerë, shqiptarët mund ta shfaqnin jo duke votuar detyrimisht Koalicionin me Berishë brenda, por të gjitha Koalicionet me Berishën jashtë dhe rrjedhimisht nuk do të kishim Partinë Socialiste me mandate të shtuara, por Koalicionet pa Berishë brenda me mandate të shtuara. Kjo nuk ka ndodhur. Koalicionet pa Berishë brenda. Këto koalicione kanë marrë një deri në dy mandate.

E njëjta logjikë është e vlefshme edhe për procesin e votave të diasporës. Unë do ta pranoja faktin që një emigrant ka votuar Partinë Socialiste, kur për 12 vite ka dëgjuar nga prindërit që ka lënë në Shqipëri fjalinë ” Mos na sill më lek bir, se na del pensioni”.

Pse e them këtë?! E them këtë se nuk ka prind që dëshiron të marrë ndihmë financiare nga një emigrant, pasi janë lek që pikojnë djersë, mall dhe sakrificë, por pensionet e ulta e shtrëngojnë çdo prind të pranojë ndihmën financiare nga fëmijët e tyre emigrantë.

Atëherë, si ka mundësi që një emigrant voton përsëri Partinë Socialiste kur për 12 vite nuk i ka ndalur dërgesat financiare për familjarët në Shqipëri?!

Alibia se përballē Ramës ishte Berisha rrëzohet, se përballë Ramës, siç u pērmend që në paragrafin e parë të këtij shkrimi, ishin një bashkësi koalicionesh pa Berishë brenda dhe vota ndëshkuese për Ramën ose për dërgesat për plot 12 vite, mund tē pasqyrohej te këto koalicione dhe përmes votës sē diasporës nuk do të kishim mandate të shtuara të Edi Ramës.

Panoramês së mësipërme i shtohen edhe disa pyetje kyçe që na bëjnë ta shohim më kthjellët situatën.

Si ka mundësi që asnjë media në vend nuk ka pasqyruar parregullsitë e identifikuara gjatë procesit të votimit në qytete të ndryshme të Shqipërisë?! Vetëm Syri Tv ja bërë një pasqyrim të tillë

Koalicionet pa Berishë brenda, do të kenë një qëndrim për parregullsitë e identifikuara publikisht, apo do të mjaftohen me mandatin që fituan për t’u futur në parlament dhe situatēn ku Drejtoresha e Inovacionit dhe Ekselencës ia fut vrapit në mes të ditës dhe në kërthizë të Tiranës, do ta quajnë një situatë krejt normale?!
Do ta quajnë normale edhe mungesën e policisë pas 6 thirrjeve telefonike?!
Do ta quajnë normal edhe faktin që Erion Braçe nuk i përgjigjej dot një pyetjeje bazike; Për çfarë shërben kjo zyrë?!

A do të quajnë normale edhe situatën e Vorës ku janë shfaqur më shumë fleta votimi se votues të regjistruar?!

E nënvizoj pyetjen për qëndrimin e Koalicioneve pa Berishë brenda kundrejt parregullsive, sepse në procesin e parregullsive mund të kenë qenë edhe votues që kanë dashur të votojnē koalicionet në fjalë, por vullneti i tyre është deformuar dhe nuk ka shkuar në destinacionin përfundimtar.

Shqiptarët mund të kenë arsyet e tyre për të mos votuar Berishën, por një gjë është e sigurt: Nuk kanë pasur asnjë arsye logjike për të votuar Edi Ramën nisur nga performanca e tij qeverisëse për 12 vite.

Nëse refuzonin të votonin Berishën si votë ndëshkuese për Ramën, mund të votonin Koalicionet pa Berishë brenda.

Post Scriptum- E gjithë kjo situatë na vë përballë dilemës; Rezultatet e këtyre zgjedhjeve shprehin vullnetin e natyrshëm të shqiptarëve, apo vullnetin e deformuar të tyre nga Partia Shtet?!

Neutrale May 13, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
12 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
16 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
16 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
16 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
19 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?