U SULMUAN DREJTUESIT E FUSHATES
“Zgjedhjet kishin polarizim dhe mosbesim”/
Ambasadori i OSBE-së, Zannier: U bë presion për vota ndaj administrates
Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier tha sot se sulmet mes drejtuesve kryesorë të fushatës zgjedhore, e sidomos fushatës online, treguan se kishte polarizim tejet të madh dhe mosbesim gjatë procesit. Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të disa prej gjetjeve nga dokumenti i hartuar prej ndërkombëtarëve.
Në një konferencë për mediat, Zannier shprehu shqetësimin se u regjistruan shqetësime për presion ndaj administratës publike dhe u shpërdoruan burimet shtetërore.
Zannier shtoi se konstatimi i fundit tregoi një mungesë barazie në garën zgjedhore.
“Fushata përgjithësisht ishte e qetë, por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të fushatës, sidomos online, ç’ka tregon polarizim tejet të madh dhe mosbesim. Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është edhe ndërveprimi me popullatën lokale.
Ne kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presione nga nëpunës të administratës publike, përdorim të burimeve shtetërore që u pa edhe nga monitoruesit në shumë raste ku u shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi”, – tha Zannier./CNA

