Sapo pashë e dëgjova KM-e diku në një TV që tregoi këtë barsoletë: Po vraponin kafshët e pyllit se po i përzinte luani. Dikush pyet miun
– Po ti pse vrapon?
-Kanë përdhunu luaneshën e mund të më kapin mua e më dënojnë.- u përgjigj miu. Qeshi KM-ja, qeshën ministreshat, qeshën rilindaset, qeshën dhe çyrykët. Se çfarë lidhje kishte barcoleta me zgjedhjet dhe rilindasit e gratë e tyre këtë nuk e kuptova.
KM-ja si Shaban Qosja dikur.
Dikur aty nga vitet 70-të në Tiranë jetonte një burrë i bëshëm (sot nuk jeton,) që njerëzit, sidomos të rinjtë e ngacmonin, për hundën tmerrësisht të madhe, duke i thënë: O hundë derr, o Shabë Hundëderri. Ky kthehej përzinte fëmijët ose të rinjë që ia mbathnin duke qeshur dhe jo rrallë i qëllonte me gur. Dikur njerëzia nga keqardhja ose e kuptonin që ishin në gabim (Shabani kishte probleme të shëndetit mendor) rrinin në kafenetë anës rrugës dhe nuk e ngacmonin. Shabani tashmë i mësuar me ngacmimet e tyre afrohej te tavolina dhe u bërtiste: Ça ke që shef mër. Pse nuk thu hundëderr apo ke frikë; e kështu fillonte shfaqja. KM-ja ka ca kohë që gazetarët madje as rilindasit nuk ia varin më si dikur tiranasit Shabës. Tashmë KM-ja meqenëse nuk ia varin është bërë si komshiu i dikurshëm Shaban Qosja dhe ngacmon rilindasit e tubuar sidomos gratë e ndara nga burrat, burrat që janë çyrykë, gratë…. Dhe tashmë kjo barcaleta me rilindasit që miu u tremb se mos e kapte policia si përdhunues të Luaneshës. A mundet dikush të më vijë në ndihmë për të thënë moralin e kësaj barcolete? Dhe ju të kohës së Shabanit (ndjesë pastë) ku e shikoni ngjashmerinë midis Shabanit, veç asaj që lexuat, midis Ramës dhe Shaban Qoses?

