Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbërritur në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.S.Znj. Gordana Siljanovska Davkova.
Presidenti Begaj takimin e parë e ka bërë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Ai e ka pasqyruar shkurtimisht këtë takim në rrjetet sociale si më poshtë:
Me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, diskutuam për rëndësinë e mësimeve të të kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku.
Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik.
Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!
????????????????

