NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    4 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    5 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë kundër “Non Gratës”për Berishën (Raporti i plotë)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
Të tjera
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
Të tjera
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
Të tjera
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
Të tjera
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë kundër “Non Gratës”për Berishën (Raporti i plotë)

Neutrale
Last updated: 2024/03/09 at 5:57 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Pas kongresmenëve të shumtë, këtë herë kundërshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa të drejtë i liderit të opozitës Sali Berisha vjen nga një tjetër institucion amerikan.
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar një mision faktmbledhës në vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria. Lexo: Balkans Mission Report

Në vendin tonë, veç konstatimeve të kapjes së të gjitha pushteteve nga Edi Rama, lidhjet me krimin, korrupsionin dhe blerjen e zgjedhjeve, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë i ka kushtuar hapësirën më të madhe të misionit, sanksionimit të Sali Berishës nga shtetet e Bashkuara e sipas raportit përfundimtar për këtë sanksionim nuk kanë gjetur asnjë provë, e madje ngenë dyshime e forta se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, për t’i dhënë mësim  një fajtori aktual, për hir të luftës ndaj Korrupsionit në Shqipëri e ky nuk është shembulli që duhet të japi Amerika.

Sipas Këshillit të Ambasadorëve amerikanë, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur të jap asnjë shpjegim për këtë, duke vënë në dyshim edhe traditën amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: “Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi kundershtimit dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte arbitrat dhe represiv, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Megjithatë Ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit. E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual. Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët”. Berisha ka ngritur padi në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe ai përfaqësohet pro bono nga një lobist i shquar i Uashingtonit”.

Por jo vetëm kaq, Këshilli  i Ambasadorëve ka vlerësuar rolin e Sali Berishës në rrëzimin e sistemit diktatorial në Shqipëri, konsolidimin e demokracisë, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizitën e Presidentit të Parë amerikan në Shqipëri, Xhorxh Bush, që rriti edhe ndjenjën proamerikane.

Afiniteti i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara u forcua më tej nga deklarata e Presidentit George W. Bush në vitin 2007 – në udhëtimin e parë në historitë një presidenti amerikan në Shqipëri– se Kosova duhet të jetë e pavarur. Që atëherë, shqiptarët kanë mbështetur përparimin domethënës, edhe pse ende të paplotë, të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Ndërsa ngrenë pikëpyetje të forta për sanksionimin e liderit të opozitës Sali Berisha, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka lëshuar kritika të forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Raporti për qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunimin në dhënien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjendjen aktuale të vendit.

“Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.”

Por teksa Qeveria dhe kryeministri Edi Rama refuzuan bashkëpunimin me këtë mision, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sjell në vëmendje gjetjet dhe denoncimet për monopolizimin e të gjitha pushteteve nga Rama, si dhe përpjekjet e tij për të penguar opozitën në zgjedhje për rifitimin e pozitës së saj qeverisëse.

“Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopole virtuale të qeverisë kombëtare dhe të zyrave të zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike në pushtet dikur bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi vendet parlamentare në favor të bashkimit me protestat e rrugës në 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës që pretendonte se ishin të manipuluara. Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i të cilave, sipas disave, është ndihmuar nga partia e Ramës.”

Jo vetëm kaq, sipas këtij raporti, kryeministri Edi Rama shkon deri në blerjen e kundërshtarëve, përdorimin e drejtësisë dhe lidhjet me krimin e organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar për përfitimet e tij dhe goditjen e kundërshtarit, e kjo faktohet edhe nga bllokimi i proceseve integruese në BE.

“Partitë e ndryshme opozitare të Shqipërisë paraqitën gjatë takimeve tona një sërë ankesash kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kundërshtarët thanë se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kundërshtarët; përdor pushtetin qeveritar për të mbytur opozitën dhe për të ndëshkuar ekonomikisht kundërshtarët; po përdor reformën në drejtësi për të politizuar gjykatat dhe për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit ; dhe ka lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përfitime prej tij.

Opozita është punë e opozitës, kështu që pak nga këto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-së për qëndrueshmërinë e demokracisë së Shqipërisë dhe problemet e ndërthurura të krimit dhe korrupsionit po pengojnë përparimin drejt një prej synimeve kryesore të vendit: anëtarësimin në BE.”

Këto gjetje Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë I ilustron edhe me panoramën e kryeqytetit, ku kullat e larta ngrihen fal pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që më pas përdoren për zgjedhje duke dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri.

Disa dyshojnë se rritja e lartë e qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë postkomuniste. Këto probleme endemike po dëmtojnë demokracinë zgjedhore të Shqipërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
17 hours ago
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
22 hours ago
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
22 hours ago
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
2 days ago
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE

Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..

Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?