Ngjarjet e prodhuara nga qelia, qeveria dhe drejtësia në javët e fundit, kanë sjellë në vëmendje jo thjesht standarde të nakatosura, por njëherësh të vërtetën shpërthyese të identifikimit të palës sunduese, krimit zaptues ndaj ligjit. Kolegu Flamur Vezaj nga USA, publikoi një video domethënëse për shpartallimin institucional, se si në burgjet e sigurisë së lartë kërciste ahengu dhe haremi, nga të paraburgosur me rrezikshmëri të lartë, sipas akuzave rënduese ndaj tyre. Ndoshta eskortat e qejfit, vizitore të rregullta, do të kenë qenë në pritje në një dhomë ngjitur. Të gjithë të fortët gjendeshin me celularë nëpër duar, mbanin ritmin muzikor në një drekë-darkosje, ku bolleku shënon dukshëm kollajllëkun e mundësisë së lehtë të krijuar nga e pamundura. Administrata lajmëroi se i njeh të burgosurit dhe ka ndërmend t’ua marrë telefonat. Ish-drejtori i burgjeve, apo ish-ministri në vaktin e vakisë, shohin nëpër medie videon dhe ndoshta fërkojnë portofolet e shtërngojnë karriget e posteve të reja ku gjenden.
Po në javën e sapombyllur, në një seancë të procesit ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në Gjykatën e Posaçme, debati u përqendrua në pamjen e tij të diskutueshme shëndetësore, duke hamendësuar se trajtimet në qeli janë ndikimi i një normaliteti të munguar. Edhe nga raportet e komisionerëve të Avokatit të Popullit në paraburgim për zotin Meta edhe informacione mediatike, flasin për një lloj persekutimi inatçor të kushteve në qeli. Një vazhdimësi e mënyrës agresive të sjelljes, nga momenti i arrestimit brutal, afro dy vjet më parë. Sigurisht kjo nën kujdesin e porositësve të njëjtë, vartësve të kryeministrit Edi Rama. Këtu nuk mungon historia me kafaz në sallën e gjyqit, një fërkim me dis-harmoni mes formës përmbajtjes së përballjes me drejtësinë. Anësia përkulet nga gjyqi publik, duke ia mbivendosur atij juridik.
Po këtë javë të sapombyllur, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, duket kanë qenë me kohë të plotë të gjithë stafi në terren me dosjen “Balluku”. Gjykata ka nënshkruar diku të 35 kontrolle banesash, të afërmve, familjarëve e bashkëpunëtorëve të të pandehurës Belinda Balluku. Në aq adresa sa ka firmosur gjykata të 60 agjentët e BKH, kanë qenë të zënë jashtë zyrave. Sekustrimet dhe dëshmitë e marra, janë pasurim i provave e fakteve, për akuzën e re në prag të rikualifikimit të saj. Korrupsion e grup i strukturuar kriminal, janë pretendimet e reja të pritshme të Strukturës së Posaçme, në një kërkesë të dytë drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitet të zëvëndëses së Ramës. Kjo pas mbrojtjes së dhunshme nga Kryeministri, duke refuzuar kërkesën e parë të prokurorëve, duke mbrojtur kështu jo thjesht Belindën. Eshtë duke mbrojtur veten, si një i bashkë-hetuar në shpërdorimet miliarda euroshe.
Gangsterët
Tani zor të gjesh një ministër të kësaj qeverisjeje nga moti 2013, të pahetuar, personalisht, vëllezër, motra e familjarë. Lidhjet e tyre janë emra të krimit të organizuar. Në çdo lloj niveli të pushtetit. Pastrimi i parave të trafikut të drogës, korrupsionit, njeh vetëm rritje. Ndëshkimet të kundërtën. Bandat ndërkombëtare të kokainës kanë marrë në Shqipëri tendera publike. Në shuma të mëdha qindra milionë euro, duke formalizuar paligjshmërinë e tyre në investime. Nga Kolumbia, në Ekuador, Venezuelë, Meksikë e Brazil, drejt Tiranës, grupet e trafikantëve kanë ortakë qeverinë. Call centerat e mashtrimit financiar, një tjetër histori kriminale në miliarda euro. Sërish vijnë partnerët hetimorë në kryeqytet. Sërish pushteti, qeverisja, ortake e mbështetëse e këtij biznesi mafioz. Nëse mungon Edi është Olsi, si tek Xibraka, te Call Centerat, ndërtimet, strategjikët..Kudo e kurdo.. Gangsterët janë aty. Njëlloj si ata të qelive. Ndajnë gjithçka bashkë. Edhe amnistinë. Përse atë të burgjeve qenkan më shumë gansterë se Edi, Bela, Olsi, Linda, Tao?? Këndoni përgjimet. Lexoni sky-enchrot. Tmerri është aty. Grabitësit bashkë të votës janë aty. Të dy palët janë vrasës. Sipas rasteve…!
Basir Çollaku/ Meta-Bela dhe gangsterët e Ramës
Leave a comment
Leave a comment

