Lajmin e bën me dije deputeti i Dibrës, Xhelal Mziu nëpërmjet rrjeteve sociale, si më poshtë:
Bllokohet rruga e Arbërit, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Murrizit, ndërpritet prej orësh qarkullimi.
Një trajler me targa të Turqisë ka bllokuar bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.
Trajleri ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.
Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.



