Vetëm pak më parë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Kryesia e PD-së ka vendosur të miratojë ndryshimet statutore, duke i hapur kështu rrugë kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohen automatikisht nënkryetar partie.
Tashmë është mblidhur Këshilli Kombëtar për t’i dhënë miratimin këtyre ndryshimeve.
Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së PD-së.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit mbas ndryshimeve të reja statutore:
Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar
Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit
Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)
Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)
Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)
Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)
Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)
Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane).



