Studentët e Mjekësisë nuk do të paguajnë tarifën vjetore prej 59 mijë dollarë.
Ky është momenti kur studentët e Kolegjit të Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork mësuan se shkollimi i tyre do të jetë falas pas një donacioni prej 1 miliard dollarësh.
Dr. Ruth Gottesman, një ish-profesoreshë, i dhuroi këto para të cilat i kishte trashëguar nga bashkëshorti i saj, i cili ishte një investitor i madh i “Wall Street”.
Ky është një nga donacionet më të mëdha për një institucion arsimor në SHBA.
DW






