Parlamenti i Hungarisë ka miratuar ditën e sotme projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.
Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancën më të madhe politiko-ushtarake.
Parlamenti ka votuar me 188 vota pro dhe gjashtë kundër.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur lajmin prej Hungarisë.
“Tani që të gjithë aleatët kanë pranuar, Suedia do të jetë anëtarja e 32-të e NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë më të forta dhe më të sigurta”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

