Një burrë i vërtetë vdiq .Emri i tij ishte Alexei Navalny.
Navalny ishte një aktivist për demokracinë përballë diktaturës putiniste në Rusi.
Ai i dinte pengesat dhe pasojat, e megjithatë ai guxoi t’i kundërvihej diktatorit Vladimir Putin.
U helmua, u rrah, u burgos dhe më në fund u vra.
Navalny ishte 47 vjeç.
Apologjetët për regjimin vrasës të Putinit do të thonë se ai ishte “thjesht një lakej perëndimor” ose do të bërtasin se ai ishte “një kontigjent i CIA-s”.
Kjo është thënë bukur nga njerëz që nuk janë të denjë për të lëpirë as baltën nga çizmet e këtij njeriu.
Pasi u helmua dhe pothuajse vdiq, Navalny u dëbua nga Rusia, megjithatë ai u kthye në atdheun e tij… sepse e donte shumë për ta braktisur.
Ai e dinte se ishte në rrezik. Ai i dinte rreziqet.
Navalny nuk u mposht nga kërcënimet, as pranoj marveshje me diktatorin . Ai i doli furtunës ballazi, ndaj dhe u burgos në 2021.
Dy dekada do të lihej të kalbej në burgjet e Putinit, por ai e dinte shumë mirë se kishte marrë një dënim të përjetshëm.
Dy herë ai doli në zgjedhje, kundër Putinit.
Çdo herë ai shpallej “i pavlefshëm” dhe hiqej nga fleta e votimit.
Navalny, ky burrë i vërtetë që luftoj në beteja që nuk fitohen kundër kundërshtarëve diktatorë të plotfuqishëm që nuk mund t’i mposhtësh dhe largosh veçse me revolucion popullor .
Ai gjithsesi e pranon sfidën.
Dhe vdiq për atë që besonte, duke paguar çmimin përfundimtar, thjesht për të frymëzuar të tjerët për ta çuar përpara atë pishtar lirie në një errësirë të plotë putiniste.
Në foto, majtas Gjata, djathtas Navalny

