Përgatiti: Prof. Bilal Asllanaj
Në listën e gjatë prej 199 vendesh në botë u mat IQ( herësi inteligjencës) ose koeficienti i inteligjencës së çdo vendi. Për disa dekada koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.
Shumica e njerëzve në mbarë botën pra rreth 68% kanë një koeficient inteligjence që varjon nga 85 në 114. Ky grup përbën inteligjencën mesatare.
Inteligjenca mbimesatare është nga 115 deri 119, inteligjenca superiore nga 120 deri 130, si dhe inteligjenca shumë superiore mbi 131. Në këto kategori (mbimesataren 115-130) bëjnë pjesë rreth 16% e popullsisë, teksa në kategorinë shumë superiore mbi 131 mendohet të jenë vetëm 1% e popullatës.
Në anën tjetër nënmesatare vlerësohet koeficienti 7 deri 84, i cili ndahet në grupe me ngecje të lehtë koeficienti 55 deri 83, me ngecje të mesme 40 deri 54, si dhe nën 40 cilësohen persona me ngecje të rëndë në zhvillim. Në këto kategori (nënmesatare) bëjnë pjesë rreth 15% e popullsisë.
Në vendin e parë me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia e pasuar nga Tajvani, Singapori, Hong Kongu dhe Kina, SHBA e më pas shtetet evropiane si Bjellorusia, Finlanda , Lihtenshtajni, Holanda, Gjermania, Francë, Suedi, Rusi etj.
Shqipëria renditet e 109-ta në këtë listë të gjatë prej 199 shtete që u analizua matja.
Sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë është Nepali me 42.99.
Këto studime janë shumë të rëndësishme për çdo shtet, por vendi ynë dhe disa nga rajoni nuk i bëjnë se i quajmë gjëra lluksi, kërkojnë buxhet të veçant testet inteligjente, për studimin IQ ose koeficentit të inteligjencëe të individve të veçantë, të fëmijëve, nxënësve të çdo cikli shkollor, studentëve si dhe grupeve të caktuara njerëzish. Kjo kërkon përveç studimeve shkencore dhe rritjen e performancës akademike të arsimit në të gjitha nivelet e tij.
Në disa universitete pretigjoze në botë, nuk lejohen studentët të punojnë brenda periudhës shkollore nëpër biznese të ndryshme( dhe vendi ynë para 1990), sepse ndikon negativisht në rënien e nivelit të tyre arsimor. Disa shtete kanë vendosur ligje për gjobitjen e studentit, nëse kapet duke punuar gjatë periudhës shkollës. Kjo tregon nivelin e lartë të arsimit në këto vende.
Kurse në vendin tonë gjatë orarit të mësimeve, shumë studentë punojnë( e pranushme për përballimin e shpenzimeve) dhe më e keqja rrinë nëpër kafe apo mitingjet e partive. Shkojnë në auditore vetëm në ditët e provimeve, për cilësi nuk mund të flitet!



