NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
    6 hours ago
    Çmimet e ushqimeve/Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk ka shqetësim, çmimet e shportës nuk janë rritur, vetëm çmimi i perimeve…
    2 days ago
    Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë
    2 days ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VOA: Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
Kryesore Politikë
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
Bota
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
Të tjera
Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare
Kryesore
Presidenti Begaj priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VOA: Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Neutrale
Last updated: 2024/01/19 at 7:34 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.

Sipas raportit prirja e të gjithë shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në tre vende të Bashkimit Europian: Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e e Bashkimit Europian për t’u shqyrtuar.

Kështu sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 3278 shtetas shqiptarë janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil, ndërkohë që nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë 2146 kërkesa, nga Serbia janë 1250 kërkesa, nga Kosova 966 kërkesa, nga Bosnjë Herzegovina 540 dhe Mali i Zi janë 118 kërkesa.

Të gjitha kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor të shqyrtuara në vendet e Bashkimit Europain kanë një nivel tejet të ulët të pranimit.

Kështu, sipas raportit, shqiptarët kanë vetëm 0,55 % të kërkesave të shqyrtuara që janë pranuar ndërsa asnjë nga vendet ballkanike nuk e kalon 1% të kërkesave të pranuara për azil. Agjencia europiane për Azilin tha se në nëtor vendet e Bashkimit Europian morën 118 mijë kërkesa për azil.

Ndërsa për periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2023 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian shkuan në mbi 1 milionë, një nivel që kujton sipas Agjencisë europiane për Azilin krizën e refugjatëve të viteve 2015-2016.

Në nëntor të vitit 2023 Gjermania ruajti pozicionin e saj si destinacioni kryesor për azilkërkuesit në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë gati një të tretën e gjithë kërkesave për azil që u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
6 hours ago
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
7 hours ago
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
1 day ago
Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare
1 day ago
Presidenti Begaj priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë.
1 day ago

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?

Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.

Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams merr pasaportë shqiptare

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?