Është perverse dhe boshe të jetosh në një hapsirë luksose ku asgjë nga të mirat materiale nuk është produkt i punës, mundit apo arritjeve të tua…
Njeriu i gëzohet arritjeve të veta materiale dhe jomateriale.
Pavarsisht vlerës reale që ka një mall në treg, për individ të ndryshëm rëndësia që ka ai mall i jep vlera të ndryshme jetese.
Përgjithësisht nga të mirat materiale që individi është krenar për arritjet e tij është sigurimi apo ndërtimi i shtëpisë së vetë në saj të mundit dhe punës së tij. I gëzohet asaj, lumturohet brënda hapsirës që ka krijuar, e vlerëson atë..
Duhet të jet shumë perverse dhe boshe të jetosh në një hapsirë luksose ku asgjë nga të mirat materiale nuk është produkt i punës mundit apo arritjeve të tua.
Tokën përshembull ja merr dikujt për ta bërë deputet, muret ti ndërton dikush që i ke dhënë një tender publik, rifiniturën dikush që do ti japësh një tjetër tender, parketin ku shkelë, wc ku shkarkohesh, krevatin ku shtrihesh, deri dhe lugën që ushqehesh ti kesh asete të vjedhura apo ofiqe të pamerituara.
Në atë hapsirë të trazosh bojrat në copa letre duke derdhur mbi to psiqikën tënde perverse të cilën e quan art, dhe vetes i mëvesh termin “pasionant”.
Del nga ajo hapsirë i veshur shik, por që nuk i del për zot as hapsirës ku jeton, dhe as rrobave që ke veshur…e megjithatë krekosesh si gjel dhe të duket vetja më i miri.
Edhe më kurvës do ti vinte turp.



