Ka kohë që shikoj radhë të gjata në shërbimin e pediatrisë!
Fëmijë të sëmurë!!!
Pa bërë mundimin më të vogël dhe shpesh gra shtëpiake i vërej në radhë me fëmijë që presin t’i vizitojnë. Fëmijët i shoh që shumica janë aktivë dhe fytyra e tyre nuk tregon gjendje problematike për atë çfarë mund ta bëjnë me kujdesje nënat në shtëpi.
Për një kollë të lehtë, për diçka shumë të thjeshtë në vend që të marrin një informacion kujdesi, preferojnë t’ua mbushin recetën me antibiotikë dhe ilaçe fëmijëve.
Ky lloj dembelizmi dhe mos dije do ju shkaktojë pasoja të rënda fëmijëve me rritjen e moshës!!
Të pakten tre deri katër herë në vit një fëmijë ngarkohet me antibiotik dhe kimikate pa nevojë.
Me rëndësi në mbarëvajtjen e shëndetit të fëmijës është gjendja emocionale e rënduar kronike e nënës, qetësia e nënës në aktivitetet ditore dhe mënyra e komunikimit të nënës (ka gra që gjithë ditën ulërasin dhe mallkojnë).
Fëmija është i lidhur ngushtësisht me gjendjen emocionale të nënës dhe gjithçka rezonon në shëndetin e fëmijës, në sistemin imunitar.
Rehidroni fëmijët dhe lërini të jetojnë natyrshëm. Mos i ushqeni me zor dhe me ushqime të ambalazhuara dhe konservuara në plastikë.
Mësojini të ushqehen me fruta dhe me duar. Për shumë lloj ushqimesh nuk nevojiten luga dhe piruni ( këto mësojuani t’i përdorin në ambiente kolektive).
Steriliteti i tepruar është sëmundje mendore.
Rregulli dhe pastërtia është edukim.
Mbajini sa më larg antibiotikëve fëmijët!

