NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    8 hours ago
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: A po afron flluska?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
Të tjera
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
Të tjera
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

A po afron flluska?!

Neutrale
Last updated: 2023/11/25 at 1:40 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Përkundrejt tendencës në tkurrje të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardhurave zyrtare, sektori i ndërtimit rezidencial po vijon aktivitetin, sidomos në kryeqytet. Në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord në dekadën e fundit.

Ndonëse kërkesa nuk duket se premton shumë, kompanitë e ndërtimit nuk tërhiqen. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa ishte rreth 1.8 milionë m2, niveli më i lartë rekord.

Të dhëna të tjera të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2021, tregojnë se formimi bruto i kapitalit fiks për ndërtesa për banim, i cili mat investimet e rezidentëve për banesa, arriti në 209 miliardë lekë (rreth 1.8 miliardë euro), që është niveli historik më i lartë rekord, duke ia kaluar vitit 2006, kur ishte arritur kulmi i ciklit të parë të rritjes së sektorit, që ishte nxitur nga zhvendosje masive të popullsisë pas viteve ‘90.

Më pas, ndërtimet hynë në një cikël rënieje, që zgjati deri në 2016-n. Pas këtij viti filloi sërish cikli i rritjes, këtë herë jo i nxitur nga zhvendosjet e popullsisë, sesa nga orientimi i kapitaleve të lira në këtë sektor, që është ndër më fitimprurësit në ekonomi.

Ndërsa kahu i ofertës nuk ka ndër mend të ndalet në gjysmën e dytë të vitit 2023, ka sinjale se kërkesa mund të frenojë për disa arsye:

 

Maturimi i kërkesës dhe rritja e çmimeve

Ka një maturim apo frenim normal të kërkesës pas një bumi ndërtimesh që po zgjat prej disa vitesh, e ndikuar dhe nga shtrenjtimi i vazhdueshëm i çmimeve të apartamenteve.

Vetëm në vitin 2022, çmimet e apartamenteve u rritën me 40%, sipas Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa këtë vit, çmimet për herë të parë pas disa vitesh kanë qëndruar në vend. Por, një element që mund të shtrenjtojë më tej çmimet (dhe të frenojë kërkesën) është ndryshimi i referencës për apartamentet.
Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, pohoi se për shkak të rritjes së çmimeve të referencës, do të shtohen detyrimet e ndërtuesve për pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe të kontributit të strehimit social 3%.

Për këto arsye, Shoqata paralajmëron rritje të çmimeve të apartamenteve me 150 deri në 300 euro/m².

 

Shtrenjtimi i interesave po frenon kredinë

Ndryshimi i kahut të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë e shtrenjtoi kredinë, përfshirë atë për blerje banese. Norma mesatare e interesit të kredive të reja në Lek për blerje shtëpie në muajin korrik 2023 arriti 4,04% nga 3.57% që ishte në muajin shkurt 2022, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Për kreditë në Euro, norma mesatare në muajin korrik 2023 arriti 5,32% nga 3,54% që ishte për muajin shkurt 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 41% e kredisë së dhënë është në euro dhe pjesa tjetër në monedhën vendase.

Shtrenjtimi i interesave ka filluar të japë ndikim në kërkesën për kredi. Huaja e re për blerje banese ra me 3% për 8-mujorin 2023, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Rënia e fluksit të parave informale

Ndonëse është e vështirë të parashikohet, mund të ketë një rënie të blerjeve nga burimet informale. Sinjalet nga tregu janë që intensifikimi i hetimeve nga SPAK po frenon kanalizimin e parave informale (nga aktivitetet ilegale apo korrupsioni) në tregun e pasurive të paluajtshme.
Të gjithë e pohojnë nën zë se ai ka qenë një nga burimet kryesore të financimit të tregut të pasurive të paluajtshme, në rreth 40% të tij. Kjo përqindje mbështetet indirekt dhe nga të dhënat zyrtare.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor në 6-mujorin e parë 2023 ishte 66 miliardë lekë, ose rreth 630 milionë euro.

Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se huaja e re për blerje banesash për të njëjtën periudhë ishte 24 miliardë lekë (rreth 230 milionë euro), duke mbuluar rreth 36% të blerjeve. Ndërsa blerjet e të huajve për të njëjtën periudhë ishin rreth 127 milionë euro (20% e totalit të transaksioneve).

Çmimet e larta frenojnë blerjet e të huajve

Blerjet e të huajve në pasuritë e paluajtshme ishin një tjetër burim që i dha hov tregut. Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik dhe diferencat me çmimet në raport me vendet fqinjë me strukturë të ngjashme bregdetare, si Mali i Zi apo Kroacia, nxitën blerjet e të huajve, sidomos në bregdet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar.

Po teksa çmimet po shkojnë drejt barazimit, – p.sh. në bregdetin e Jugut kanë arritur në 4 mijë euro/m2, njësoj si në Malin e Zi, kërkesa e të huajve pritet të frenohet. Kjo tendencë ka filluar tashmë të materializohet.

Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Amnistia pezull

Ka disa vjet që qeveria po tenton të kryejë një amnisti të përgjithshme, që ndër të tjera do të mundësojë legalizimin e kapitaleve të emigrantëve. Pritshmëritë për më shumë blerje ishin një nga faktorët që nxiti rritjen e çmimeve vitin e kaluar.

Me amnistinë e mbetur pezull, për momentin edhe kërkesa është frenuar. Monitor.al

Neutrale November 25, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
8 hours ago
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
11 hours ago
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
11 hours ago
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
12 hours ago
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
17 hours ago

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)

Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?