Të përkthesh Günter Grass nuk është e lehtë! Është një sfidë tepër e madhe, prandaj edhe është për t’u përshëndetur, që Panairi i Librit në Tiranë sivjet ia dha çmimin e përkthimit më të mirë Ana Koves për “Daullja prej llamarine”, (gjerm “Die #Blechtrommel”).
Ja një portret i DW-së i vitit 2020 për përkthyesen dhe shkrimtaren e palodhur
Përshkrimi i DW është i datës 4 mars, viti 2020
Ana Kove, përkthyese dhe shkrimtare e lindur në Pogradec, ishte për herë të dytë në Berlin si fituese e bursës “Ardian Klosi”. Bursa u jepet përkthyesve nga gjermanishtja në shqip nga Fondacioni S. Fischer dhe Kolokiumi Letrar i Berlinit (LCB). Ajo u mundëson krijuesve shqiptarë nga një muaj qëndrim në ambientet e vilës së LCB-buzë Wannsee-së në Berlin. Kove shrytëzoi rastin t’i prezantonte publikut berlinez edhe pjesë nga krijimtaria e saj letrare, në bibliotekën elegante të Ambasadës së Kosovës në Berlin. Fragmentet nga libri me tregimKe “Këmbanat e së dielës” i kishte përkthyer në gjermanisht, albanologia e mirënjohur, Zuzana Finger, kurse për publikun gjermanishtfolës ato i lexoi, diplomatja gjermane me prejardhje nga Shqipëria, Nertila Dumke.
DW

