Protesta e studentëve të Mjekësisë tashmë ka marrë tjetër formë.
Në javën e katërt të bojkotit, studentët lajmëruan fillimin e protestave qytetare kundër qeverisë.
Protesta e sotme u zhvillua pasdite para Ministrisë së Arsimit.
Krahas kërkesës për pezullimin e ligjit deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, të rinjtë ftuan qytetarët të dalin në shesh kundër politikave të qeverisë.
Duke filluar nga e hëna e 23 tetorit protestat , jo vetëm studentore, do të zhvillohen pasdite.
Ata, mbi 1 orë kanë bllokuar Rrugës e Durrësit dhe kanë qëlluar me vezë dhe letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit.