NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Fier/Grupi i Bashës i dorëzon zyrën PD-së. Deputeti Baçi: Vlerësim maksimal, per miqte dhe kolegët tanë demokrat.
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    2 days ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    3 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ ATY KU S’ËSHTË E LEHTË TË MBETESH BURRË SHTETI…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Të tjera
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ ATY KU S’ËSHTË E LEHTË TË MBETESH BURRË SHTETI…

Neutrale
Last updated: 2023/09/07 at 10:19 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

“Është Mbretëresha juaj, më shumë se unë Mbret i këtij vendi…”

Të lutem, mos e kërko aleancën e vendit tim…Jemi lindur me fat ballkanik. Pas secilës luftë jemi vogëluar më shumë…

Në emër të shtetasve nën hyqmin e tij, i ishte drejtuar kancelarit në Evropën Qendrore, me elegancën e fjalës si të një mbreti të vërtetë. Me shpresë të dëshiruar mirëkuptimi. Duke e vazhduar pastaj, edhe më tej, bisedën me veten, si për të verifikuar në ish rrëfyer i sinqertë me prijësin e gjermanikëve.
Po, është e vërtetë, jemi gjendur shesh lufte. Fqinjët e gadishullit dhe ata të matanë detit, iknin prej trojeve të tyre, kalonin kufirin apo Adriatikun, ndesheshin me njeri tjetrin këtu, tek ne. Ky dhe është kthyer në truall varresh të huaj, të vdekur që ngrihen si hije dhe ndjellin përplasje të tjera. Fituesit e radhës u gëzohen kurorave diku tjetër, ndërsa neve këtu na mbetet të vuajmë pasojat. Kjo histori është përsëritur aq dendur, sa tashmë besojmë se s’rrijmë dot pa qenë në sy të mëdhenjve, shtoi më në fund në humor gri.

Shumë detaje s’mundi t’i radhiste në mesazhin për kancelarin, por e merrte me mend mirëkuptimin. Mesi i Evropës kishte pasur të njëjtin fat, atë mes Lindjes dhe Perëndimit, por ata ishin komb i madh, ngriheshin shpejt. Na kishte ndodhur të gjendeshim afër tyre, për shkak të kundërtisë me të tjerët përqark. Punë interesash ishte kjo dynja, siç edhe është! Këta të Evropës Qendrore bënin hartë tjetër Ballkani, atë të vërtetën sipas nesh, trualli ynë njëjtësohej brenda një kufiri. Si të mos na vinte mirë?! Pse të mos e besonim? Hartat ndaj janë, ndihmojnë, mashtrojnë, ngushëllojnë, orientojnë. Hajde merre vesh se cilin funksion kanë të vërtetin!

Se, jemi vogëluar pa pushim. S’është e thënë të mbetemi përgjithnjë viktima, shtoi, duke u ndërmendur se ish krejt vetëm në sallonin aty. Në s’arrijmë dot ndër fituesit, pse të mbetemi me humbësit? Së paku të thyejmë zakonin e mbrapshtë: të humbur si komb, fitues si individë të tij.
As që e merrte me mend, vite më pas do ikte edhe ai. Si gjithë emër-mëdhenjtë e këtij dheu…

S’është e lehtë të bëhesh dhe të mbetesh burrë shteti në këtë vend.
Duhet të jesh qenie me shumë koka, nga një kokë duhet pasur, për secilin prej fqinjëve. Por na është dashur së paku edhe një kokë tjetër, një qafë tjetër, edhe më e lartë, për të këmbyer shenja e mesazhe me të mëdhenjtë e kohëve, larg…
Mbase ka ca fatalitet në këto histori ballkonesh të pasmë të Evropës, por si s’doli dikush, xhanëm, qoftë edhe një i vetëm, në momentin e betimit, me dorën në flamur, t’u kërkonte të dërguarve të botës ta lejonin të betohej në emër të…popullit të tij?
Kjo që sapo the, i nënqeshi vetes, tingëllon bukur, si thurje poetësh, ngjanë! Por tjetër është bërja e shpirtrave, tjetër bërja e shtetit.

Kur u shpëtoi, me zi, më në fund, detyrimeve ndaj fqinjit të veriut, dhe thuajse i qe dorëzuar shpresës se vendi po shëmbëllente sido si me fqinjin tjetër, të Perëndimit, pikërisht atëherë iu prishë gjumi. Ta marrë djalli këtë punën e ekuilibrave. Mu në çastin kur vendosen, mund të të çojnë te aneksimi apo te njëjtësimi, kish folur me veten, vite më vonë. Atë ditë kur, edhe pse i vetëdijshëm për të mirat e rreziqet, u ndje thuajse i humbur, në një varkë të brishtë, lehtësisht të përmbysëshme, në ujërat e ndërmjetme detare…

Më në fund mbeti vetëm me një rrugëdalje, atë përmes tokës së fqinjit të tretë. Iu desh të kapërcente kufirin e jugut, duke ndjerë më dhimbshëm se kurrë dëshpërimin e atyre që kishin bërë për kombin më shumë prej jashtë tij, se sa do bënin duke qenë brenda vendit, qoftë edhe nën sundimin e tij.
Edhe ti…si të tjerët, iu hakërrye vetes në ikje e sipër. Si para-ardhësit e pasardhësit e tu, ia more frymën këtij vendi, duke e dashur më shumë për vete se për atë vetë…

“Unë jam këtu…Në karrigen Numër Një…Unë. Tani, më thuaj, a je gati të punojmë bashkë për këtë vend?”
“Nuk mund ta nisim pak më ndryshe?!”
“Ndryshe s’ka…”

Duke kujtuar ç’kishte bërë dhe ç’duhej të kishte bërë, ndjeu t’i dhimbsej profili i gruas që kish në krahë. Ç’të bënte më parë ajo e gjorë: t’i jepte gji trashëgimtarit, a të mbante gjallë Mbretin tek mërgimtari i vënë në udhë?!

“Më besoni…Është Mbretëresha juaj, më shumë se unë Mbret i këtij vendi…”

Ishte e kotë. Ata që do mund ta kuptonin këtë mënyrë të foluri, kishin marrë me kohë rrugët e ekzilit. Për shkak të tij. Të karriges nr.1. Ose s’bënin më hije në faqe të këtij dheu. Viktima të sedrës ballkanike.

(fragment nga “Atdhe Tjetër” -Milosao, 2012, dhe “Orë të Franc Kafkës” UEGEN, 2019)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës
6 hours ago
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
13 hours ago
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
1 day ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
2 days ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
2 days ago

Demokratët e Pogradecit zgjedhin Oligert Muçllarin si Drejtues të Degës

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?