Me një shënim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka deklaruar, se pallatin do ta ribëj ndërtuesi.
Menjëherë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili shkruan:
“Shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin”, thotë ai që, kur ishte kryebashkiak i Tiranës, dha me qindra leje ndërtimi për pallate pa shkallë emergjence e mbrojtje kundër zjarrit🧯
Janë pallatet e Ramës dhe të çerrit të tij, tani në burg, që e bëjnë të pamundur depërtimin e zjarrfikëseve brenda lagjeve 🚒





