Lajmin e bën me dije vetë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili shkruan në rrjetet sociale:
🏛️🇦🇱 Sot në Kuvend, me Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Rosario Petta.
🇦🇱🇮🇹 Hora e Arbëreshëve është një qendër e rëndësishme e lulëzimit kulturor, social, politik dhe fetar të komunitetit arbëresh në Siçili dhe në Itali.
🦅 Identiteti, gjuha, kultura dhe traditat arbëreshe janë dëshmi force dhe është frymëzuese t’i ruash e t’i kultivosh ashtu siç bëjnë arbëreshët gjuhën dhe trashëgiminë e të parëve!





