NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    6 days ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    1 week ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 weeks ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Energjia diellore dhe avantazhet e saj
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Aksidenti tragjik në Lezhë, humbin jetën dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente e mjekësisë, Bora Keçi
Të tjera
Lajmi për ‘SIDA’ në Gjirokastër/ Procedohet penalisht aktivisti i njohur Emin Kokalari
Kryesore
Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
Të tjera
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Energjia diellore dhe avantazhet e saj

Neutrale
Last updated: 2023/08/29 at 10:27 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Përgatiti Besnik Ismailati

Dielli është burimi kryesor i energjisë nga i cili Toka e ka marrë gjithmonë atë. Deri më sot Dielli është një nga protagonistët e padiskutueshëm të tranzicionit energjetik .

Disa nga avantazhet e energjisë diellore janë të përbashkëta edhe për shumë burime të tjera energjie të rinovueshme, ku më e rëndësishmja është mbrojtja e planetit tonë nga ndryshimet klimatike. Mbledhja dhe shfrytëzimi i rrezeve të diellit bën të mundur reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, eliminimin e emetimeve të gazeve serrë , etj.

Qëndrueshmëria mjedisore është një koncept që i referohet aftësisë së një sistemi për të mbajtur një ekuilibër midis mjedisit dhe aktiviteteve njerëzore që ndikojnë në të. Burimet e rinovueshme të energjisë, sikurse është energjia diellore, përfaqësojnë një zgjidhje të qëndrueshme për të përmbushur nevojat e njeriut për energji pa kompromentuar mjedisin.

Burimet tradicionale të energjisë, si nafta dhe qymyri, kanë një ndikim të rëndësishëm në mjedis, ku nxjerrja dhe djegia e tyre shkaktojnë ndotjen e ajrit dhe ujit, shkatërrimin e habitateve natyrore dhe emetimin e gazrave serrë. Këto efekte negative mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Energjia diellore e prodhuar nga panelet fotovoltaike nuk lëshon gazra serë, nuk ndot ajrin dhe nuk kërkon nxjerrjen e burimeve natyrore. Për më tepër, panelet fotovoltaike mund të instalohen në çati dhe sipërfaqe të papërdorura, pa cenuar habitatet natyrore. Energjia diellore e prodhuar nga panelet fotovoltaike është e pastër dhe e rinovueshme, që do të thotë se nuk ka kufizime për sasinë e energjisë që mund të prodhohet.

Ndikim pozitiv në ekonomi mund të ketë edhe instalimi i paneleve fotovoltaike , pasi kompanitë që prodhojnë dhe instalojnë panelet diellore krijojnë vende pune, ndërsa pronarët e shtëpive dhe bizneseve që instalojnë këto panele, mund të kursejnë në kostot e energjisë në afat të gjatë.

Për më tepër, prodhimi i energjisë diellore mund të zvogëlojë varësinë nga energjia e importuar, duke përmirësuar sigurinë energjetike të një vendi.

Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë paraqet një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Energjia diellore fotovoltaike redukton ndikimin mjedisor të burimeve tradicionale të energjisë, duke përmirësuar shëndetin e njeriut dhe cilësinë e ajrit. Për më tepër, energjia diellore është një burim i pastër, i rinovueshëm që mund të prodhohet pafundësisht, duke kontribuar në sigurinë e energjisë.

Cilat janë veçoritë e energjisë diellore që e dallojnë atë nga burimet e tjera të rinovueshme të saj ?

1. Dielli është një burim i rinovueshëm i pashtershëm dhe i bollshëm energjie për jetën në Tokë.

2. Dielli vjen kudo , i cili ndriçon çdo pikë e Tokës, pak a shumë në mënyrë intensive, duke krijuar një avantazh të dyfishtë: para së gjithash, energjia diellore është një burim energjie që mund të shfrytëzohet kudo në planet , gjithashtu ajo mbërrin edhe aty ku ka mungesë të infrastrukturës dhe lidhjeve: në zona të izoluara e të largëta rurale, ose që janë të vështira për t’u arritur. Energjia diellore mund të shfrytëzohet edhe nga një person i vetëm me anën e paneleve fotovoltaike të instaluara në çati.

3. Energjia diellore mund të akumulohet shumë mirë me bateri. Fotovoltaikët prodhojnë energji në orët qendrore të ditës, por falë sistemeve më efikase, më të fuqishme dhe të besueshme të ruajtjes së saj , është e mundur të menaxhohen më mirë mospërputhjet midis kërkesës për energji dhe furnizimit natyror të diellit. Nē rastet kur energjia diellore grumbullohet me teknologji fotovoltaike, atëhere ajo mund të transferohet drejtpërdrejt në rrjetin elektrik, e cila u mundëson mundëson qytetarëve dhe kompanive të vendosin në treg energjinë e tepërt të prodhuar, duke garantuar – përveç kursimeve – edhe të ardhura.

Por energjia diellore ka edhe një avantazh social, sepse ajo bëhet drejtpërdrejt e përdorshme edhe për popullatat në zona të ndryshme botës që deri më tani nuk shërbeheshin nga rrjetet tradicionale të energjisë elektrike, sikurse në Afrikë.

4. Dielli gjeneron pasuri lokale dhe vende pune
Ndër punët e gjelbra , dielli është forma e energjisë që më së shumti krijon punësim midis zhvilluesve, ndërtuesve, instaluesve dhe mirëmbajtësve të impianteve. Shfrytëzimi i plotë i tij në fakt do të thotë t’i japësh një shtysë të re ekonomisë dhe përfaqëson një mundësi për investim familjar, sipërmarrës apo kombëtar.

5. Shkathtësia e energjisë diellore është edhe teknologjike duke ngrohur lëngjet, ose duke i kombinuar të dyja format në termocentralet më moderne termodinamike diellore .

E krahasuar me një sistem karburantesh fosile, por edhe me shumë burime të tjera të rinovueshme, energjia diellore lëshon shumë pak zhurmë . Me përjashtim të disa komponentëve të nevojshëm për ftohje, si vetë rrezet diellore , ashtu edhe pajisjet që i mbledhin ato, janë jashtëzakonisht të heshtura dhe për këtë arsye ato janë mjaft të përshtatshme për instalim në çdo mjedis.

6. Panelet fotovoltaike pësojnë një humbje të ngadaltë progresive të efikasitetit, të cilat kanë një jetë të dobishme 20-25 vjet, ku ndërhyrjet që duhen kryer pas instalimit janë të njëjta sikurse edhe për një sistem normal elektrik, prandaj edhe mirëmbajtja e tyre është me kosto mjaft të ulët.

7. Panelet fotovoltaike garantojnë praktikë të thjeshtë jo vetëm gjatë instalimit, por edhe kur është koha për t’i hequr ose zëvendësuar . Çmontimi i tyre është shumë i thjeshtë, ndërsa materialet që përbëjnë panelet mund të rikuperohen, riciklohen dhe të ripërdoren, duke e ulur kështu edhe më tej ndikimin e kësaj lloj teknologjie.

8. Në realitetin e shekullit të njëzetenjë, fotovoltaikët janë një teknologji e pjekur me efikasitet , mjaft e besueshme , me garanci të lartë teknike dhe ekonomike.

Në se ky burim energjie do të bëhet realitet për zonën tonë e më gjerë ashtu sikurse u prezantua edhe në dëgjesën publike për Bashkinë Libohovë, atëhere kjo do të jetë një zgjidhje e vërtetë e vuajtjeve dhe problematikave shumëvjeçare për mbarë komunitetin.

Neutrale August 29, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Aksidenti tragjik në Lezhë, humbin jetën dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente e mjekësisë, Bora Keçi
7 hours ago
Lajmi për ‘SIDA’ në Gjirokastër/ Procedohet penalisht aktivisti i njohur Emin Kokalari
6 days ago
Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
6 days ago
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
1 week ago
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
1 week ago

Aksidenti tragjik në Lezhë, humbin jetën dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente e mjekësisë, Bora Keçi

Lajmi për ‘SIDA’ në Gjirokastër/ Procedohet penalisht aktivisti i njohur Emin Kokalari

Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?