Fshati turistik “Laguna Blu”. Qerret.
I them Ezmerkës:
-Më bën një foto?
Pasi shkrepi aparatin i thashë:
-Dua edhe një tjetër foto mbi rrëshqitëse.
-Ke lujt nga fiqiri! Të të bëj foto ku luajnë kalamaj? Turp të kesh!
-Pse? Sipas Mao Ce Dunit mosha fillon 60 vjeç. I bie të jem 15 vjeç: Kalama!
Aty pari po kalonte një vajzë. Bionde. E kolme. Me bikini të ditëve të fundit. Dmth mbuluar vetëm vrimat.
-Po nuk ma bëre foton, i them çupës!
-Nuk ke surrat të flasësh me këtë peri!
Por e mori ferra uratën. Lashë Ezmerkën. Ju aftova çupës. Instikti më thosh që ishte ruse.
-Pazhallusta-të lutem.
I zgjata celularin celularin.
Për habi të Ezmerkës, çupa shkrepi aparatin.
Vrava trutë dhe bëra tre pyetje, standart në rusisht.
1-Kak tebja zavut? Si të quajnë?
-Tatjana!
2-Gde zhivot? Ku banon?
-Moska.
3-Gde rabotajet! Ku punon?
-Televizja Moskvu!
Doja të vazhdoja të ëmblën bisedë, por…
-Mitro! …
-Dasvidanja! Krasivaja devoçka? Lamtumirë vajzë e bukur!
-Dasvidanja! Mielli drug? Lamtumirë mik i dashur!