Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, mbas afro dy orësh që është marr në pyetje nga Prokurorët e SPAK, ka dhënë një prononcim për mediat.
Denaj ka thënë se është pyetur si një person që ka dijeni në lidhje me koncesionin e sterilizimit, gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.
Anila Denaj: Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje.