Është në parimin dhe zakonin tim madje dhe mediatik të mbroj të pambrojturit, të behem aq sa mundem zëri i tyre, por kur manipulohen e keqperdoren si në rastin që do të trajtoj, kjo është krejt ndryshe.
Nëse e vërteta nuk e dominon njeriun atëherë ai nuk ka shtyllë kurrizore, por kthehet në butak, në një qenie pa vertebra.
E njëjta gjë ndodh me portalet e shumta, pronarët e të cilave nga kafenetë luksoze të Tiranës pa verifikuar aspak vërtetësinë lançojnë gënjeshtra duke njollosur jo vetëm njerëzisht, por dhe profesionalisht mjekët dhe institucionet mjekësore.
Konkretisht e kam fjalën për spitalin e Traumës, ndaj të cilit ka nisur një furi mediatike, por pa e verifikuar të vërtetën nga minimalisht siç e kërkon edhe manuali i reporterit (gazetarit).
Rasti më ka dërguar që për shumë rrethana familjare dhe jo vetëm të drejtohem aty, por dhe të kaloj shumë kohë mes bluzave të bardha të atij spitali.
Drejtues, mjek/e, infermier/e e sanitare model që përveç perkushtimin profesional përjetojnë dhe dhimbjet dhe vuatjet e përditshme të pacientëve.
Është ndoshta Spitali model dhe më i përkushtuar në vendin tonë e më gjerë.
Të mos harrojmë termetin e nëntorit 2019 apo luftën e Kosovës, kur dhe personeli e kishte të vështirë të hynte në punë nga moria e njerëzve që sillnin të plagosur, e rastet e përditshme të aksidenteve apo traumave të tjera.
Aty ka ortoped, neurolog e mjekë të tjerë, profesorë që merren për eksperiencë dhe konsulta nga spitale të njohur të kontinentit.
Ndaj mos baltosni heronjtë e ditës dhe jetës, mos i fyeni e mos mashtroni për një grusht klikimesh të rreme.
Ndërsa mjekët kanë Bibël e Kuran betimin e Hipokratit këto portale moçalore nuk kanë asnjë princip veçse zhvatjen me mashtrim të disa parave.