Shpetim Zinxhiria shkruan nga Athina
Trazira u shkaktua në qendrën e paraburgimit të emigracionit në Amygdaleza, kur një i ri indian humbi jetën. Gjithçka nisi pak pas orës 01:00, kur 27-vjeçari, sipas policisë, pati një episod të fikët dhe zyrtarët e qendrës thirrën EKAV. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje me ekipet e shpëtimit që kanë konstatuar vdekjen e të riut, me provat e para, duke folur për shkaqe patologjike.
Lajmi i keq u bë i ditur menjëherë në ambientet e paraburgimit dhe nxiti reagimet e të burgosurve të tjerë.
Ata i kanë vënë flakën dyshekëve dhe një kontejneri dhe pak më vonë zjarri dhe forcat e policisë kanë hyrë në qendër për të shuar zjarrin dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e tensionit. Raportimet thonë se të burgosurit pretendojnë se të riut indian nuk iu dha trajtimi mjekësor që duhej të merrte dhe për këtë arsye i kishte rënë të fikët.



