Sipas një studimi amerikan nga shkencëtarët e Universitetit të Duke (Universiteti Duke) në Karolinën e Veriut, aftësia e grave për të kryer aktivitete të shumta në të njëjtën kohë gjatë ditës e lodh më shumë trurin e tyre, për rrjedhojë ato kanë nevojë për më shumë pushim sesa burrat. Shkencëtarët, të udhëhequr nga psikologu klinik Michael Breus, zbuluan se gratë që nuk flenë mjaftueshëm gjatë natës priren të vuajnë nga depresioni ose të jenë tepër nervoze.