Presidentja e Hungarisë Katalin Novak ka mbërritur këtë të Enjte në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.
Novak është pritur me ceremoni nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes ka nisur në orën 10:00 në Presidencë. Pritet që në orën 11:30 të mbahet konferenca e përbashkët e dy Presidentëve, ku secili do mbajë fjalën e tij.