KOKË BILE…
Në rrugë. Takova Beson. Shëtiste. Me dy djem.
Njeri gjashtë. Tjetri dy vjet më pak.
-Të voglit mos i jep shumë muhabet. Është i prapë.
-Beso djali! Mua më duan fëmijët dhe çupat bjondina.
I vogli. I bukur. Me kaçurela të zeza. Më kapi dorën. Më shikonte në dritë të syrit. Në ndarje i thashë Besos:
-E pikase? Dashuri me shikimin e parë.
E përqafova të voglin. Ai foli serioz:
-Mirë u pafshim kokë bile!
Babai ngriti supet. Mua buza vesh më vesh.
Mbërrita në shtëpi.
Pashë surratin në pasqyrë. U befasova:
Djali kishte të drejtë?!
(Titulli redaksional)