Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për këshillin e bashkisë Tiranë, përfaqësues të koalicionit Aleanca Progresiste LZHK, ku u diskutua për qasjen politike që do ketë kjo aleancë për të përfaqësuar qytetarët.
Lajmin e bën me dije vetë deputeti i opozitës, Shehi me një postim në rrjetet sociale si më poshtë:
Një takim me kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë të Tiranës, nga Aleanca Progresiste LZHK, ku u diskutua për qasjen politike që do ketë kjo aleancë për të përfaqësuar qytetarët.
•U diskutua për problematikat e Tiranës që janë: Mungesa e shërbimeve në periferi, për shkak se të gjitha interesat ekonomike janë në qendër, ku dhe abuzimi është më i madh.
•Po ashtu transporti dhe trafiku që janë kthyer në një makth, kur duhet të ishte funksional dhe i lëvizshëm.
•Problem është dhe betonizimi që po përdoret për interesa ekonomike në dëm të qytetit.
•Dashamir Shehi foli per zhvillimin kaotik të qendrave urbane, problematikë që është më e madhe se kudo tjetër në Tiranë , kurse Fabian Topollaj foli për përqëndrimin e të githë pushtetit në dorën e kryetarit të bashkisë që ka rritur në mënyrë të frikshme abuzimin.
•Ajo që synohet është përfaqësimi i denjë i qytetarëve dhe garantimi i ndryshimit dhe jo vetëm rrotacioni.
•Lista e Kandidatëvë udhëhiqet nga Fabian Topollaj, anëtar i vetëm opozitar gjatë këtij mandati në këshillin bashkiak. Ai është pedagog në Universitetin e Tiranës.
•E dyta në listë është Violanda Llana, sipërmarrëse e suksesshme e kryeqytetit.
•I treti Aleksandër Pere, pedagog ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës, mban titullin doktor shkencash dhe është një ndër drejtuesit e sindikatës së pedagogëve.
•E katërta në listë, Violeta Aliaj aktiviste dhe pedagoge në Universitetin e Tiranë.
•I pesti, Rei Shehu i diplomuar për Shkenca Politike dhe Strategji Ekonomike.
Në 14 maj bëj zgjedhjen e duhur dhe voto kandidatët e Aleancës Progresiste LZHK me numrin 10 ✅.
Ti e ke në dorë të përcaktosh se cilët do jenë ata që do të të përfaqësojnë në parlamentet vendore.
#Voto #Opozitën #Ndryshe ?✅
Aleanca Progresiste LZHK