Kryeministri Edi Rama ishte në Stamboll, ku morri pjesë dhe foli në TRT World Forum 2022.
Ai ka dhënë edhe një intervistë për median turke “TRT”.
Në bisedën e tij televizive ai dha opinionin e tij për shumë çështje duke nisur nga gjeopolitika, lufta në Ukrainë, Ballkani Perëndimor dhe marrëdhëniet mes këtyre vendeve, kriza ekonomike, BE, sporti etj.
I pyetur për ikjen masive të të rinjve nga vendi, ai tha se nuk kishte asnjë plan për të ndaluar largimin e tyre nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, se kjoështë botë e lirë, tha ai, dhe largimi nuk i bën më pak patriotë.
Pyetjes lidhur me zgjedhjet që bëhen në vitin që vjen në Shqipëri, Rama u shpreh i sigurt se do t’i fitojë pa diskutim.
Për protestat e thirrura nga opozita, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk i konsideronte pasi ato nuk mbështeteshin në kauza që qëndronin

