Kryeministri Edi Rama mbas mbledhjes në selinë e Ps-së, ka patur një reagim të shkurtër për mediat.
Kështu i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarëve teksa u pyet për Arben Ahmetaj.
Pyetja e gazetares: Në media janë publikuar disa ditë më parë fatura të hotelit të ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, ish -ministrit të ekonomisë të paguara nga personi kyç i akuzuar për aferën e inceneratorëve që është Klodian Zoto. A keni një koment për faktin se ish numri dy i qeverisë tuaj në bazë të këtyre dokumentave ka përfituar favore nga një person i akuzuar për skenën e inceneratorëve?
Rama: Koncepti është shumë i thjeshtë nëse nisemi për një betejë dhe kemi një qëllim të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim këpusin dhe dardha dhe mollë për t’i futur në trasta pas shpinës time kjo është një çështje që nuk e kanë me mua e kanë me drejtësinë’.

