NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    15 hours ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    15 hours ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    1 day ago
    Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
Kryesore
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
Kryesore Politikë
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
Kryesore Politikë
Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
Kryesore Politikë
Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…

Neutrale
Last updated: 2026/07/03 at 5:38 PM
Neutrale 3 months ago
Share
SHARE

Referuar daljes së fundit të KM Edi Rama në lidhje me ankesën e zonjës pensioniste e cila del që në orën 5 – 6 të mëngjesit për të marrë shërbim në poliklinikat e shërbimeve shëndetsore publike në Shqipëri dhe vonesën e mjekëve në punë.

Duke qenë se në daljen tuaj duket dukshëm që nuk keni informacion të saktë mbi funksionimin e strukturave publike shëndetësore parësore po ju bëj me dije:

Poliklinikat e Shërbimit Shëndetësor Parësor fillojnë punën në orën 7:30 – 20:10. Ky orar sipas ligjit është transparent dhe i afishuar te dera kryesore e çdo institucioni, siç e kërkon ligji.

Nga ora 7:30 – 8:00 shërbimi laboratorik është i pari që hapet dhe merren analizat e të gjithë pacientëve të planifikuar për ditën përkatëse.

Dalja e çdo pacienti në orën 5 apo 6 të mëngjesit në pritje të fillimit të orarit zyrtar, mund t’i ktheni përgjigje edhe mikut tuaj të shqetësuar për nënën e vet, është zgjedhje e nënës, jo tregues i keqfunksionit të shërbimit publik shëndetsor parësor. Çdo mbërritje në punë në orarin zyrtar, nqs pacienti pret në rrugë që në orën 5 apo 6 të mëngjesit, vonesë do duket, sigurisht. Por kjo nuk duhet të artikulohet nga ju si e tillë se është GAFE e madhe. Një KM nuk duhet të flasë pa patur informacion të saktë, sepse gabimi mban peshën e postit të atij që nxjerr fjalët nga goja.

Ashtu si edhe keni dijeni besoj në lidhje me investimet që keni bërë në shëndetësi, një prej tyre quhet Sistemi i Referimit i cili ka kosto mirëmbajtje mbi 150 milion lekë në vit. Për infon tuaj, mqs nga komunikimi juaj i fundit rezulton qe nuk e dini si funksionon, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, pacientët planifikohen të vijnë në fasha orare të mirëpërcaktuara pikërisht që të mos ketë mbidyndje dhe pritje rradhësh të gjata.
Nëna pensioniste e mikut tuaj që ju ka sjellë ankesën, duhej të kishte në rekomandimin e saj një nga fashat orare të mëposhtme:
8:00 – 10:00, 10:00 – 12:00, 12:00 – 14:00, 14:00 – 16:00, 16:00 – 18:00 dhe 18:00 – 20:00.
Informoni mikun tuaj që mos e lërë nënën e vet të dalë që në oren 5 të mëngjesit nga shtëpia, pavarësisht se është udhëzuar qartësisht nga mjekja e familjes mbi këtë çështje.

Një problem tjetër që ngrini është ardhja me vonesë në punë e stafit mjekësor. Ky është një problem që konstatohet dhe zgjidhet në nivel drejtorish përkatëse i nderuar Z. Kryeministër. Kujdes me këtë autogol sepse në të gjitha kontrollet që bëhen nga strukturat përkatëse, rezulton e kundërta e asaj që thoni. Informohuni!

Nqs ky është një lloj presioni që doni të ushtroni mbi 1763 mjekë dhe 6675 infermierë të shërbimit parësor, se mund të hiqen nga puna sepse mamaja e shokut tuaj ankohet për mjekët, po guxoj t’ju them se mbi supet e këtyre njerëzve hodhe gjithë peshën e pandemisë së kobshme, kur mori përmasa të cilat nuk i kishit parashikuar, Pa orare, Pa bonuse, Pa asnjë vlerësim. Janë pikërisht kjo armatë njerëzish, arsyeja pse taksapaguesit shqiptarë trokasin ende nëvdyert e shërbimit publik. Numrat e telefonave personale, të cilat u bënë publike pa konsent, në kohën e pandemisë, përgjigjen edhe sot jashtë orarit zyrtar, sepse ndryshe nga administrata publike, puna e mjekut vetëm me oret e punës nuk matet, i nderuar Kryeminister.

Do ju kerkoja te pyesnit ate shokun/mikun:
1. Sa e ka pensionin mamaja e tij?
Ne presim pensionistet ne keto institucione ku nuk ngurojne te ankohen edhe per kete ceshtje jetike. Pikerisht se gjejne ambient mikprites guxojne e flasin halle shtepie. Nuk na del! Shyqyr na ndihmojne femijet! Ky eshte refren i perditshem.
2. Sa % te pensionit te saj paguan per medikamentet ( pertej vleres qe mban receta e rimbursimit) per te marre medikamente qe i bejne derman? Po ju flas me gjuhen e pensionisteve i nderuar.
3. Ndoshta mamaja e mikut tuaj eshte me fat qe e ka djalin ketu. Hajde nje jave te vetme te shikosh sa pensioniste qajne nga malli i femijeve qe i kane larg Shqiperise dhe nga rendimi psikologjik ju rendohen edhe semundjet kronike.

Qe te mos zgjatem me, nuk eshte tentativa e pare kjo qe beni tabele qitje mjeket e infermieret, kur greminat e shendetsise shqiptare jane aty, para syve tuaj dhe jane realitet ku po mbyten pensionistet, mjeke e infermiere, e te gjithe te semuret e ketij vendi.
Nese ka nje vlere te vetme ky Sistem Shendetsor Publik qe eshte Falas, qe buron nga ndjenja humane dhe vokacioni i profesionit, keta jane Mjeket dhe Infermieret e ketij vendi.Nuk ka page qe i vlereson sa duhet! Mos guxo t’i prekesh!
Ti, Jo!

Alkerta Ibranji
Mjeke Alergologe‐Imunologe, Shërbimi Publik Parësor

Neutrale July 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!
7 hours ago
Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
15 hours ago
Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
15 hours ago
Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
1 day ago
Berisha në Strasburg në seancën për Kosovën: Drejtuesit e luftës u dënuan me 84 vite, Apeli t’i shqyrtojë objektivisht! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Marrëveshja e forcave politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës/ Reagon Sali Berisha, Kryetar i PD-së: Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët

Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit

Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?