NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
    1 day ago
    Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
    1 day ago
    Rama sërish për protestuesit: Janë mbledhur dështakë dhe zemërakët e Shqipërisë
    2 days ago
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Klodian Xhyheri/ “Modë e re”, avaz i vjetër. Uzina e ndryshkut qeverisës po lëviz ingranazhet elektorale
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
Të tjera
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
Kryesore
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
Kryesore Politikë
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Klodian Xhyheri/ “Modë e re”, avaz i vjetër. Uzina e ndryshkut qeverisës po lëviz ingranazhet elektorale

Neutrale
Last updated: 2023/01/09 at 7:39 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Duket se ka filluar të lëvizë ingranazhet elektorale uzina e ndryshkut qeverisës. Gjithnjë e më shumë më sjell në mendje uzinën e autotraktorëve “Enver”, ku nga fundi i jetës së saj, përveçse nuk prodhonte asgjë, mundohej të prodhonte sa të mundej propagandë boshe dhe frymë të lartë revolucionare idiote.

Asgjë më shumë se uzina e atëhershme, s’bën edhe uzina jonë qeverisëse. Jo vetëm që nuk ka çfarë t’i shesë popullit më, por edhe mjetet për zhvatjen e zgjedhjeve janë pothuaj të njëjta.

Shtohet administrata para zgjedhjeve. Një film i djegur e i parë jo pak herë në zgjedhjet e shkuara, kur punësimet elektorale dhe patronazhistët përcaktonin në tavolinë fituesin, duke zhvlerësuar votën dhe vrarë shpresën për ndryshim.

Dy deri në tre mijë të punësuar më shumë, bëhen gati për t’u futur në administratën shtetërore, të cilët duken si dhuratë parazgjedhore, që i bën qeveria një pjese të turmës së uritur.

Administrata mbi 185.700 punonjës.

Ndërkaq, ky tregues rezultoi edhe më i lartë në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, me mbi 185.700 të punësuar në shtet.

Për momentin puna në shtet duket se qenka një zgjidhje e shpejtë dhe jetike, sa pa përfunduar në barkun e ndonjë mauneje apo gomoneje për të kaluar kufijtë Evropianë.

E megjithatë, edhe pse qeveria mendon se peshkoi përsëri disa varfanjakë në këmbim të votës, punësimi elektoral nuk do të jetë shpëtimi, por “truku” i radhës.

Sepse partia- shtet kur shton administratën i bën llogaritë jo për t’u shërbyer më mirë e më cilësisht qytetarëve, por për të rritur e shtuar hambarin e votave. Shton administratën për të filluar me diferencë avantazhin e votave ndaj opozitës.

Kjo mund të jetë një zgjidhje e pranueshme elektorale për ta, e cila sipas tyre do “u garantojë” pushtetin, rrjedhimisht edhe pasurimin galopant nëpërmjet vjedhjes e grabitjes pa fre.
Dhe kjo me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të cilët shohin se si varfërohen gjithnjë e më tepër.

Ndërkohë një shtim kaq i madh i administratës, me qëllimin e mbrapshtë të grabitjes së zgjedhjeve, pa i dhënë zgjidhje ekonomisë, biznesit, arsimit e shëndetësisë përtokë, pa luftuar korrupsionin e çmendur që ka dalldisur qeverinë; pa frenuar ikjet masive dhe kalbjen e sistemit, shqiptarët dhe shpëtimi; do të jenë dy antonime të përhershme në kahe të kundërta.

Neutrale January 9, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!
9 hours ago
Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së
9 hours ago
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
1 day ago
Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!
1 day ago
Dr. Alkerta Ibranji: Një sqarim i detyruar për Kryeministrin Rama, të vërtetat e Shërbimit Shëndetësor Parësor dhe disa fakte për medikamentet e pensionistëve…
2 days ago

Lutfi Dervishi: Ra kjo protestë e u pamë!

Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Belind Këlliçi: 4 korriku i sheshit të lirisë, dhe 4 korriku i patronazhistëve me profile fallso!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?