Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale u shpreh se, PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, çdokush që lexon raportin, konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.
Berisha: Java që lamë pas ishte një javë zhvillimesh intensive.
Për PD-në kjo javë filloi me miratimin e raportit të misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Evropiane që erdhi në datat 26-27 shkurt të këtij viti, i përbërë nga 27 anëtarë, përfaqësues të forcave politike kryesore të anëtarësuara në PPE, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e PPE.
Ajo çka mund t’u them unë ju se raporti i miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar.
Nga alfa tek omega, ky raport paraqet Shqipërinë një shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me nivelet më të larta të qeverisë.
Të kapur nga oligarkët që diktojnë çdo gjë.
Të kapur nga kartelet e drogës dhe droga.
Raporti paraqet rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. U referohet raporteve më prestigjioze ndërkombëtare të OSBE/ODIHR dhe institutit V-Dem.
Ndalet në shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore nga përdorimi i të gjitha resurseve shtetërore dhe administrative nga partia shtet.
Pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.
Rrjetet terroriste politike të patronazhistëve.
Raporti ndalet gjerësisht jo vetëm në zhdukjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe partisë në pushtet, por dhe zhdukjen e linjës dhe krijimin e fushës krejtësisht të pabarabartë në të gjithë veprimtaritë e tregut, prokurimet publike, koncesionet.
Pra një shtet i kapur në të gjitha anët.
Raporti denoncon dëmin e tmerrshëm të narkoeurove në qeverinë shqiptare, pra de fakto narkoshtetin shqiptar dhe e paraqet atë si një raport madhor sigurie për Evropën.
Në raport, një vend të veçantë zënë bllokimi i luftës kundër korrupsionit nga Edi Rama në rastin e Belinda Ballukut, e cila citohet me emër si famëzezë për veprat e saj.
Dhe po kështu drejtoresha e AKSHI-t dhe Linda e AKSHI-t.
Të gjitha pasqyrohen si qëndrime antiligjore, antikushtetuese të Edi Ramës.
Cilido që lexon atë raport konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.
Aty numërohen të gjitha dhunimet që i janë bërë PD-së, bllokimi i komisioneve hetimore për Edi Ramën, refuzimi i interpelancave nga Edi Rama, refuzimi i mocioneve me debat në kundërshtim me Kushtetutën dhe denoncohet gjithashtu moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dëshmi kjo e kapjes së të gjitha pushteteve nga një dorë.
Por ky raport dhe rezoluta e këtij raporti kanë një risi tjetër shumë të rëndësishme.
Ato kërkojnë dhe mbështesin krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pasi PPE bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.
Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët.
Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Leave a comment
Leave a comment

