Rozeta ndoqi paranë. Kapi paratë, hajdutët, Ramën, inceneratorët dhe SPAK-un. Bëri atë që zakonisht bën e duhet të bëjë policia, prokuroria. Drejtoresha e AMF, Klosi, apo ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, apo këshilltare e Kryeminsitrisë, pavarësisht emrit e punësimit, ndodhia flet për simbolin e kallzuar prej saj. Dyshek-qeveria. Në rrëfimin policor, zonja e hallit dhe qejfit njëherësh, zonja Klosi, thotë ndër të tjera se shkova në punë, te AMF. Ajo është funksionarë, drejtoreshë në këtë institucion, në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare. Kallzimi në polici për vjedhjen e 120.000, apo 524.000 eurove, mijëra dollarëve, e ca milionë lekëve, këtu paqartësia policore e qëllimshme kryeson, është bërë më 15 dhjetor 2022, ndërkohë shpërthimi në medie me 8 janar 2023. Një kohë 23 ditore, në të cilën kanë rrjedhur shumë mundësi të urta, për të ujdisur mospërputhjet. Edhe në punën aktuale edhe në punën e vjetër si shefe, te shef tigri Klosi ka pasur mundësi të shumta të sajdiset me bereqet financiar.
Në të dy rastet, Klosi, ka pasur detyrim ligjor, të deklarojë pasurinë, ku afatet ligjore kanë 31 marsin si kohë limit, për të plotësuar formularët për ndryshimet pasurore, krahasuar me vitet paraardhëse. Pra me 31 mars 2022 shefja e re dhe ish shefja e vjetër, duhej të deklaronin pasurinë përfshirë edhe atë në banesë. Duke marrë në konsideratë dekalrimet e deritanishme në polici, ku ka një asinkronë të dukshme, sasia e gjetur në banesë, është teorikisht dhe praktikisht e pamundur të mbulohet me një xhaxha, përjashtuar rastin e një llotarie milionëshe në ndonjë vend të huaj, ku kanë bujtur apo punuar familjarët përfshirë edhe xhaxhanë e përmendur si alibi të derisotme. Por një i sëmurë që ka nevojë të harxhojë paratë për shëndetin e tij, prej kusurit të rëndë që e ka zënë, nuk i mban ato mijëra kilometra larg, si shenjë kujdesi dhe konsumi. Nëse do ishin mbledhur nga miqtë informalisht, si do përcilleshin në USA po infomrlaiht, pra ka shumë pyetje hetimore, me kosto penale për rojtarin dhe pronarin e këtij thesari deri më tani pjesërisht anonim. Talash shpjegues ka të bëjë me burimin e krijimit të pasurisë dhe këtu nuk është sanitarja kolateral si barrë prove. Të ardhurat e saj zyrtarë nuk mbërrijnë dot te shfajësimi, nëse nuk janë përfshirë aktorë të tjerë për ta nxjerrë nga belaja. Diamante e florinj me tepri nuk gjenden kollaj më lekë buke. Versionet e policisë, duhet më së shumti të lënë prokurorinë të konturojë saktësinë e të dhënave. Nëse futen duart e mbikqyrës veliut, atëherë çorba është e garantuar. Inceneratorët janë shkaja kriminale që ka prodhuar para për të gjallë e të vdekur në këto vite. Për pensionistë 90-vjeçarë milionerë në letra, që mezi blinin një pampers praktikisht, por çobenj me llogari sheikësh, por mezi gjenin tas për të mjelë dhitë. Kryeministri Rama nmuk është dorëjashtë në këtë histori. Ai mbase po flet më pastruesen e vet mos i kanë hasur gishtat ndokund nëpër sarajet e tij. Por Rama, në mos shkarkuar, së paku duhej të kishte pezulluar zyrtaren Klosi, për ta vërë në dispozicion të hetimit,duke i pamundësuar prekjet për të rreguluar gjurmë apo hequr gjurmë. Në prokurori ka dhe raste të tjera kallzimesh për vjedhje zyrtarësh e ministrash, por hetimet janë kujdesur të sundojë heshtja.Shumat kanë qenë domethënëse, shumëshifrore. Tek tuk ka kërcitur edhe dajaku. Por e kanë duruar. Rama nuk duhet të rrijë si guak, apo të thërrasë pastrueset e qeveritarëve të tij, të kuvendojë se si është gjendja e kasafortave nëpër banesa, por të hapë udhë hetimit dhe marrë vendime administrative. Ndonëse situate të tilla vjedhore, ai i shfrytëzon për të bërë ndonjë plaçkitje shumëfish më të pamenduar se ajo që këndojmë ne nëpër lajme. Lidhjet e drejtoreshës së financave të cilës i janë grabitur financat e “saj”, janë lidhje të forta qeveritare, e ndoshta nëpër banesat e tyre shumëfish kasaforta të tjera do të kenë djersitur. Kjo qeveri dyshekësh, jastekësh, kasafortash nëpër banesa, është për ti vënë shkrepësen.
Provoni të dërgoni pastrues hetimorë nëpër vilat e zyrtarëve në fshatra turistikë, të cilat ruhen me roje e me sisteme sigurie të sofistikuar. Dërgoni pastrues prokurorie në vilat e pushtetarëve të rinj e të vjetër dhe do duket Rozeta si një kusur me çudirat e gjetura nëpër këto ishuj. Pastaj buxheti do të bënte dasëm nga sekuestrimet..Pa nisur me kapituj të thjerë si offshore, Qipro, Maltë, Hollandë, Kajman etj.. Sepse atje tërmeti trembet.. Se mos kujtohen dhe pastrueset e ambasadorëve…Tjetër mesele pastaj..
Basir Çollaku/ Rozeta ndoqi paranë, kapi hajdutët, Ramën dhe SPAK-un
Leave a comment
Leave a comment

