Një tjetër nënvariant i virusit Omikron po përhapet tani në shumë pjesë të botës dhe varianti, i cili quhet XBB1.5, gjendet tashmë në Suedi, por deri më tani vetëm në disa raste.
Sipas OBSH-së, ky është koronavirusi më ngjitës që është zbuluar deri më tani.
Tove Fall, profesor i epidemiologjisë molekulare në Universitetin Uppsala, thotë për Ekot se ne kemi një imunitet më të dobët ndaj variantit të ri edhe nëse kemi qenë të sëmurë me Covid-19 ose jemi të vaksinuar.

