Eksperienca në fushën e ujrave, mungesa e veshëve të institucioneve për të dëgjuar specialistët dhe profesionistët, më kanë inkurajuar të filloj publikim të gjithë potencialit teknik që unë disponoj dhe që do të mbledhi në ditet në vijim. Kjo është për tu ardhur në ndihmë direkt dhe indirekt atyre që janë drejtuesit tanë, por edhe menaxhuesit e fondeve publike të krijuara me taksat që seicili nga ne paguan çdo ditë, të ketyre taksave që shkojnë në sistemin e ujrave e kryesisht në Kullim-Ujitje.
-Lezha është Bashkia me problemet më serioze hidroteknike në Shqipëri persa i perket gjeografisë dhe burimeve ujore, menaxhimit dhe shfrytëzimin të ujrave. Gjithnjë ka patur vemendje nga institucionet shtetërore, por kurrë nuk ia kanë dalë të zgjidhin problemet e permbytjeve, ato të menaxhimit të erozionit malor nëpërmes pritave malore dhe pyllëzimeve, me ruajtjen e dimensioneve të lumit Drin nga ndertimet në brigjet e tij apo ruajtjen e kuotes së shtratit përkundër mbushjeve kryesisht me inerte si dhe ruajtjen e funksionit të tij kryesisht mjedisor, problemeve me vaditjen, ato me lagunat në funksion te biodiversitetit dhe të faunes e flores, problemet me brigjet lumore e detare, etjere. Jo më pak ka patur probleme të menaxhimit në vitet e demokracise, sigurisht që për shkak të formes së re të prones, janë shfaqur problematika të reja. Në ketë cikel do të publikoj materiale teknike dhe administrative për menaxhimin e sistemit ujor në vite në ketë bashki.
I. Burimet njerëzore që kanë menaxhuar keto ujra para ardhjes së demokracisë, sot një aktualitet i ri.
-DREJTORIA E UJËRAVE NË FUNKSIONIN E ADMINISTRUESIT, SHFRYTËZUESIT, PROJEKTUESIT DHE INVESTITORIT TË VEPRAVE UJORE, SOT BORDI KULLIMIT LEZHE DHE NJESIA (AGJENSIA) KULLIMIT DHE VADITJES!
Drejtoria e Ujërave u krijua mbi bazën e kantierit të Ujërave ekzistuese, fillimisht me qendër në Gjadër dhe më vonë në Lezhë, në vartësi të Drejtorisë së Ujërave Shkodër. Në vitin 1969 me vendim të qeverisë u krijua Drejtoria e Ujërave Lezhë duke u shkëputur nga vartësia e Shkodrës. Mesatarisht ajo ka pasur një personel administrativ prej 25 specialistësh, që së bashku me sektorët ndihmës dhe fuqinë tjetër punëtore arrinte në 200 punonjes dhe konkretisht:
1.Administrata 25 specialist te larte dhe te nesem: Drejtor (Agronom, Ing.Hidroteknik, K/inxhinier (inxhinier hidroteknik), Dega teknike dhe zyra projektimit 8 specialist inxhiniero teknik, kryetar DT, specialist inxhinier topograf, mekanik, elektrik, hidroteknik, 3 topograf të mesem, një teknik ndërtimi, një perpunues, Dega plan-financë 4 punonjës, Zyra personelit dhe administrates 2 punonjes, shofer veture 1, 7 teknikë sektorësh në zona, Roje 1.
2. Sektorë të aktivitetit ndihmës 175 vetë, nga këto: Ofiçina 15 mekanik, punonjës të hidrovoreve 32 specialist, Mjeshtra uji dhe punëtorë digash e argjinaturash 25, manovratorë të makinerive të rënda 53, punëtorë e specialsitë ndërtimi 50 veta. Gjithsej 200 punonjës.
Në mënyrë të përmbledhur detyrat funksionale kryesore të degëve të drejtorisë kanë qënë:
A.Dega teknike:
-Drejtonte, organizonte dhe kontrollonte të gjithë veprimtaritë teknike që kishin të bënin me studime, projektime, me sistemimin dhe drenazhimin e tokave, si dhe me zbatimin e punimeve të ndërtimit nga ana e ndërmarrjeve kontraktuese.
-Ndiqte në vazhdimësi dhe me prioritet funksionimin e sistemit kullues duke evidentuar dinamikën e niveleve të ujërave gjatë shfrytëzimit të objekteve, në vecanti gjatë periudhës së reshjeve intensive që shoqeroheshin me përmbytje, duke pasqyruar në hartat përkatëse sipërfaqet, kohëzgjatjen e përmbytjeve dhe sasinë e reshjeve të rëna.
-Përgatiste të dhënat e nevojshme për matjet topografike, hartonte dokumentet e nevojshme teknike për zhvillimin e punimeve me makineri të rënda, ndiqte zbatimin e punimeve për pastrimin dhe vënien në kushte funksionale të rrjetit të kanaleve kulluese, kontrollonte periodikisht funksionimin e tyre duke kryer sipas nevojës riparimet përkatëse dhe organizonte riparimet kapitale dhe të mesme të makinerisë së rëndë dhe të pompave të hidrovoreve.
-Para fillimit të sezonit të shirave të vjeshtës, në bashkëpunim me sektorët bënte kolaudimin e veprave të kullimit: kanaleve, hidorvoreve e argjinaturave mbrojtëse.
-Para fillimit të sezonit të ujitjes kontrollonte zbatimin e detyrave për sigurimin e gatishmërisë për ujitjen të rrjetit të kanaleve kryesore, veprave të artit, ujëmbledhësit dhe stacioneve ujitëse. Gjatë sezonit të ujitjes, në bashkëpunim me sektorët, organizonte shpërndarjen e ujit për ujitje mbështetur në grafikun përkatës, duke ju përgjigjur sasisë së planifikuar dhe afateve.
-Kontrollonte zbatimin e grafikut, shfrytëzimin me efektivitet të ujit dhe sipërfaqet e ujitura.
B.Zyra e projektimit:
-Hartonte të gjitha projektet dhe preventivat për ndërtimet e veprave të reja, rikonstruksionet dhe riparimet sipas nevojave. Në bashkëpunim me seksionin e bujqësisë përcaktonte sipërfaqet e tokave që do të sistemoheshin dhe drenazhoheshin, duke bërë më parë matjet e nevojshme topografike dhe më pas projektet e zbatimit.
-Bënte studime perspektive duke hartuar projekt-ide të reja për kullimin, ujitjen, sistemimin dhe drenazhimin.
C.Dega plan financë
-Drejtonte dhe organizonte problemet ekonomiko-financiare, nxirrte bilancet, realizimin e të ardhurave, furnizimin dhe shpërndarjen.
D.Sektorët
-Drejtonin dhe organizonin të gjithë aktivitetin e punës që zhvillohej në juridiksionet që mbulonin, për të patur në gatishmëri të plotë dhe në kohën e duhur veprat e kullimit e të mbrojtjes nga ujërat e jashtme gjatë gjithë vitit, ndërsa ato të ujitjes për periudhën e duhur.
-Evidentonin dhe reklamonin problemet që paraqiteshin në zonë, ndiqnin dinamikën e funksionimit të niveleve të ujërave të larta e të hidrovoreve. Kontrollonin dinamikën e shfrytëzimit të ujit për ujitjen, sipërfaqet e ujitura, efektivitetin e ujit të konsumuar, në vecanti atë të ujëmbledhësve dhe të stacioneve ujitëse.
-Organizonin punën e ndërtimit të objekteve në zonat përkatëse me fondet e investimeve në ekonomi, riparimet dhe rikonstruksionet në kuadrin e mirëmbajtjes dhe pastrimin e vënien në gatishmëri të rrjetit të kanaleve kulluese e ujitëse.
Pavarësisht se për nga madhësia Lezha përfaqëson një nga rrethet më të vogla të vendit tonë, kushtet specifike të shtrirjes së tokave të saj, struktura dhe hidrologjia kanë diktuar nevojën për një punë voluminoze në drejtim të mirëmbajtjes së rrjetit kullues dhe ujitës, për t’u bërë sa më pak të varur nga natyra, duke larguar ujërat e tepërta nga fushat gjatë gjithë vitit dhe duke siguruar furnizimin me ujë gjatë verës.
Nga praktika shumëvjecare e shfrytëzimit të sistemit të kullimit, ku reshjet mesatare vjetore arrijnë 1500 mm, ka rezultuar që cdo vit është përballuar një vëllim pune lëvizje dherash mesatarisht prej 1 milion m3. Në funksion të kësaj pune janë vënë në dispozicion 18 makineri të rënda të tipeve të ndryshëm dhe konkretisht: Ekskavatorë tip Voronezh me kapacitet kove 1.0 m3 copë 2, Ekskavatorë tip Koovorosk 0.5 copë 6, Ekskavatorë tip Varynsk hidraulik 0.4 copë 4, Ekskavatorë tip Warynsk hidraulik 0.25 copë 3, Dragë lundruese tip Jup copë 1, Buldozier tip S-80 copë 1, Buldozier tip DT 54 copë 1.
Për të ruajtur një vizion më të qartë për prioritetin që i është dhënë kullimit për kushtet që ka patur Lezha, mjafton një përllogaritje e thjeshtë. Për zhvillimin normal të një sipërfaqe toke prej 1 ha të mbjellë me grurë nevojiten 500 mm shi ose 5000 m3 ujë. Në fakt në Lezhë gjatë ciklit të zhvillimi të grurit bien 1200 mm shira që përfaqësojnë 12000 m3 ujë. Siç shihet, sasia e tepërt e shiut që bie më tepër se nevojat që ka bima prej 7000 m3, është e nevojshme të largohet nga fusha me rrjetin kullues.
Përsa i përket ujitjes problem qëndron ndryshe, jo vetëm se rrethi i Lezhës është i pasur me reshje, por aftësia ujitëse që dispononte ishte në gjendje për të përballuar çdo situatë. Konkretisht në vitin 1986 ku thatësira e verës zgjati 75 ditë, sipërfaqja e ujitur me të gjitha format arriti në 30.000 ha.
Sot menaxhimi i ujrave bëhet nga Bordi Kullimit që mbulon rrjetin kryesor kullues dhe vadites në Rajonin Shkoder – Lezhë dhe nga Njesia(Agjensia) Kullimit dhe Vaditjes Bashkia Lezhë që mbulon rrjetin e dytë dhe të tretë kullues e vaditës. Sistemi i kullimit në vitet e fundit është përmirësuar shumë në krahasim me vitet e para të demokracise, në këto 6 vite janë raportuar të gërmuara nga 70 mijë deri në 130 mijë m3 në vit nga Bashkia Lezhë dhe nga Bordi Kullimit mesatarisht 150 mijë m3 në vit, por volumi i këtyre gërmimeve në asnjë vit nuk e ka kapur shumen 1.000.000 m3 që ishte perpara demokracisë. Sasia e munguar e levizjes së dherave ka të bëjë me mos pastrimin e lumit Drin, me mos pastrimin e grykave të Mat Keqes dhe Merxhanit, me mospastrimin e grykëderdhjes së lumit Drin, me mos kryerjen e punimeve për mbilartësimin e argjinaturave dhe me mos pastrimin e pritave malore që sot të gjitha ose janë jashtë funksionit nga mbushjet erozionale ose janë prishur fare.
Sistemi i vaditjes është jashtë funksionit në më shumë se 60% e tij, ndërsa siperfaqja e vaditur sot është më pak se sa 1/5 e sipërfaqes së vaditur në vitin më të mirë referuar siperfaqeve, por referuar të ardhurave nga vaditja ato janë zero, dmth nuk mblidhet asnje lek të ardhura. Ky është realiteti i ri mbas 30 viteve, me kanale të mbyllura plotësisht nga pronaret e rinj, me stacione pompimi të vaditjes të shkatërruara plotësisht perjashtuar atë të Kallmetit dhe me investime shumë herë më të vogla sesa norma e amortizimit të tyre. Nuk paragjykohet dot kjo situatë e perkeqësuar, perse aktoret perdorues të tokes janë krejt tjeter nga më parë, vëmendja e tyre për zhvillim dhe proceset janë shumë më të ndryshme dhe më intensive sesa atëhere kur e vetmja alternativë e qytetarit ishte bujqësia.
Numri i makinerive dhe rendimenti i tyre është rritur ndjeshëm dhe nuk përbën shqetësim të madh shtimi i numrit të tyre. Për shkak të kushteve të reja, sigurisht që ka nevojë për lloje të tjera të makinerive gërmuese, kryesisht eskavator krahëgjatë me goma për kanale të dyta kulluese pranë brigjeve të shtruara me asfalt, kamiona vetshkarkues dhe makineri shpërndarëse të dherave të gërmuar. Ajo që bie në sy për keq, është prishja e drages nga amortizimi dhe mungesa e një tjetre të re për pastrimin e lumit Drin.
Burimet njerëzore, kryesisht specialistët inxhiniero teknik! Është një situatë katastrofike që nuk e konstatojnë as ekipet e kontrollit të shtetit dhe as sistemi i drejtësisë në ato raste që ajo i atakon. Mundet që të kemi një shfrytëzim shumë të ndershëm persa i perket naftës së harxhuar, por mënyra e kontrollit teknik të harxhimit të saj është aq për të dëshiruar sa nuk ka asnje specialist të mirfilltë inxhiniero – teknik që të percaktojë sesa naftë shperdorohet dhe sesa naftë shkon për të gërmuar dherat, të pakten kjo në një farë mënyre është zgjidhur tek Bordi Kullimit që i kryen projektet me kompani private, edhe se nuk është e mjaftueshme.
Ju ftoj të kontribuoni me mendimet tuaja duke percjellë të dhëna të tjera që ju mund të jepni, në fund të këtij cikli publikimesh do të bëjmë një përmbledhje ku do të perfshihet çdo informacion dhe e dhënë teknike e vlefshme.
Vijon publikimi në facebook në çdo javë.




